AKTUALE

Seanca të katër komisioneve kuvendore

Banner

Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për financim dhe buxhet, për transport, transformim digjital, mjedis të jetesës dhe planifikim hapësinor, për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Në rend të ditës të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve janë Propozim-vendimi për përcaktimin e koeficienteve për konfirmimin e pagës së Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe funksionarëve, të cilët i zgjedh dhe emëron Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Konfirmimi i Propozim vendimit për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë.

Komisioni për transport, transformim digjital, mjedis të jetesës dhe planifikim hapësinor duhet t’i shqyrtojë ndryshimet e Ligjit për veprimtari komunale, të Ligjit për transport në komunikacionin rrugor dhe ndryshimet e Ligjit për ndërtim, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për polici financiare, me procedurë të shkurtuar është në rend të ditës të Komisionit për financim dhe buxhet.

Banner

Related posts

Bislimovski: Ndërmarrjet komunale kanë borxhe ndaj KRRE-së, duhet të ndryshohet koncepti i funksionimit të tyre

Gjyla Halili

Plas sheri tek shtabi i Bilall Kasamit/ Besar Durmishi “qorton” njerëzit e kabinetit: “Krejt nga një status me kryetarin”

Gjyla Halili

200.000 besimtarë myslimanë falën namazin e teravisë në Xhaminë Al-Aksa, pavarësisht kufizimeve izraelite

Gjyla Halili