AKTUALE

“Vlen” ia bën argatin Vetëvendosjes duke ia mbushur sallën

Banner

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar partitë e tjera se po mbushin sallat me përkrahës nga qytete të ndryshme, por partia në pushtet, përveç që e ka bërë të njëjtën gjë, ka shkuar edhe në Maqedoninë e Veriut në kërkim të njerëzve për të mbushur sallat.

Argatin për mbushjen e sallës në Ferizaj ia ka bërë Lëvizja Besa në Maqedoninë e Veriut, kur u ka bërë thirrje anëtarëve që sa më shumë vetura të nisen drejt palestrës “Bill Clinton” në Ferizaj.

Në grupin në Viber “Lëvizja Besa (grupi për informim)” është bërë thirrje për organizim dhe të shkohet në Ferizaj “sa më shumë vetura”.

“Nesër, ora 19:00, Lëvizja Vetëvendosje e ka tubimin e saj në Ferizaj në palestrën sportive “Bill Clinton”. Prezent nga Lëvizja Besa do të jenë Adnan Azizi dhe Besar Durmishi. Kush ka dëshirë është mirë që të organizohet dhe të shkojmë sa më shumë vetura”, thuhej në njoftimin e Lëvizjes Besa në Viber/AktPress.com

Banner

Related posts

Fjalimi vjetor i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Gjyla Halili

24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Gjyla Halili

Këngëtari Toni Ujkaj publikon projektin e ri muzikor “Ditë e re”

Gjyla Halili