AKTUALE

Është grabitur automobili i një shtetasi bullgar në Shkup, dyshohen dy bashkëpunëtorë

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër dy personave të moshës 22 dhe 30 vjeçare, të cilët dyshohet se kanë kryer bashkërisht – Vjedhje të rëndë, vepër e dënueshme nga neni 236 paragrafi 1 pika 1 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal.

Siç kumtoi sot Prokuroria, më 10 janar, në një parking në bulevardin “Ilindenska”, dy personat me një send të fortë kanë thyer xhamin e pasëm të një automobili të parkuar me targa bullgare. Ndërkohë që njëri ka hyrë në automobil nga vrima, tjetri është kujdesur të mos hasë njeri.

“Nga automobili në pronësi të një kompanie bullgare, i drejtuar nga një shtetas bullgar, dy të dyshuarit kanë vjedhur një çantë me laptop, 12.000 euro dhe sende të tjera, pas së cilës janë larguar me automobilin e tyre”, theksohet në kumtesën.

Prokurori publik kompetent parashtroi propozim në Gjykatën Themelore Penale në Shkup me të cilin kërkon që të dy të dyshuarit gjatë procedurës të sigurohen me masën e kujdesit – ndalim për t’u larguar nga vendbanimi/vendqëndrimi, sekuestrim i përkohshëm i dokumenteve të udhëtimit dhe detyrim të paraqiten te një person zyrtar i caktuar në Gjykatë.

Related posts

Skender Rexhepi: Maqedonasve do t’ju dhemb bashkëpunimi mes partive shqiptare dhe komuniteteve tjera

Gjyla Halili

Ndodhitë në BDI, Zymberi: “Ja jep bukën, ta then kupën”

admin

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili