AKTUALE

Drejtori i sektorit të diasporës pranë BFI-së, Mafiz ef. Rustemi, vazhdon vizitat në xhamitë shqiptare në Zvicër

Vazhdojnë vizitat në disa nga xhamitë shqiptare në Zvicër

Drejtori i sektorit të diasporës pranë BFI-së, Mafiz ef. Rustemi, ka vazhduar edhe të Shtunen (18.01.2025) me vizita në xhamitë shqiptare në Zvicër.
Gjatë këtyre vizitave, ai u njoh nga afër me veprimtaritë, planet dhe sfidat e xhamive, si dhe pati mundësinë të bashkëbisedojë me imamët, kryetarët e xhamive dhe xhematet për një bashkëpunim edhe më të frytshëm në të ardhmen.

-Drejtori për namazin e drekës ishte për vizitë te Xhamia “Ikre” në Bern, ku u prit nga imami, Sali ef. Ibrahimi, dhe kryetari i xhamisë. Ai u njoh me aktivitetet e shumta fetare që realizohen në këtë qendër islame, si dhe me planet e xhamisë për zgjerim dhe përmirësim të infrastrukturës. Në një fjalim përshëndetës përpara xhematit, drejtori i përgëzoi ata për organizimin e tyre shembullor dhe përkushtimin në ruajtjen e vlerave islame.

-Më tej, Drejtori vizitoi Xhaminë “Ebu Hanifeh” në Grenchen gjatë namazit të akshamit, ku u prit nga kryetari i xhamisë, z. Sunaj Osmani, dhe imami i përkohshëm, Besim ef. Azemi. Në një atmosferë të ngrohtë mikpritjeje, Drejtori mbajti një fjalim përpara xhematit, duke falënderuar besimtarët për kontributin e tyre aktiv në ndertimin e xhamisë si dhe organizimin e tyre në nivel shumë të lartë.

-Për namaz të jacijë, drejtori vizitoi Xhaminë e Biel/Bienne. Aty u takua me imamin Emin ef. Odai dhe xhematin edhe mbajti ligjerat në tribunën e organizuar rreth temës së Israsë dhe Miraxhit. Në ligjëratën e tij, ai nënvizoi lidhjen mes miraxhit dhe namazit, duke u bazuar në hadithin: “ Namazi është Miraxhi i besimtarit”.

Xhemati dhe drejtuesit e xhamive e përshëndetën Drejtorin me urimet më të mira për sukses në detyrën e re, duke shprehur vullnet për një bashkëpunim të vazhdueshëm.

Gjatë gjithë vizitave, Drejtori shprehu vlerësimin e tij për vetëdijen e lartë organizative që mbizotëron në xhamitë shqiptare në Zvicër, duke i cilësuar ato si një model të suksesshëm për ruajtjen e vlerave fetare dhe kombëtare.

Related posts

Në Shtip në votim deri në orën 9 kanë dalë 5,27 për qind e votuesve

Gjyla Halili

LSDM dhe BDI në garë për kreun e KSHZ-së dhe komisionet parlamentare

Gjyla Halili

Bexhet Pacolli i pakënaqur nga Komuna Çair, paralajmëron tërheqjen

admin