AKTUALE

Talat Xhaferi: Adnan Azizi, të kërkojë falje për shpifjet ndaj meje dhe familjes time!

Banner

Deputeti i Frontit Evropian, Talat Xhaferi, ka reaguar ndaj akuzave të bera nga deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, i cili mbrëmë nga një tubim në Dibër tha se famlijarët e Ahmetit, Xhaferit e Grubit jetojnë në luks.

Xhaferi, i quan shpifje të pabaza dhe tendencioze akuzat Azizit, të cilin e fton të kërkojë falje për deklaratat rreth pasurisë së familjes së tij.

Reagimin e plotë të Talat Xhaferit, mund ta lexoni më poshtē

REAGIM

Ndaj paraqitjes publike të deputetit nga radhët e VLEN-it (BESA) Adnan Azizi, i cili në paraqitjen e tij publike në fjalimin e tij me rastin e zgjedhjes së struktutave partiake në Dibër, fjalim ky i publikuar me video dhe audio në mediumin tuaj, zotërija në fjalë adreson shpifje dhe të pavërteta ndaj personalitetit tim dhe familjes time ku mesin e tjerave thekson: citoj ,, Familjarët e Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Artan Grubit jetojnë ne luks marramendës me prona, kanë nga 7-8 vetura nga 100.000 euro, mos flasim për banesa që i kanë në Shkup, Tetovë, Durrës, Gjirin e Lalëzit, Ulqin, dhe shumë kompani biznesi që janë mundu ti humbin gjurmët dhe i kanë themeluar në Evropë …”

Këto shpifje të adresuara ndaj meje dhe të shpërndara në publikun e gjerë i hudhi si të pavërteta dhe tendencioze të cilat kanë për qëllim prishjen e imazhit tim dhe të familjes time.

Çdo gjë që posedojë dhe kam në pronësi unë dhe familja ime janë të qasëshme për publikun e gjerë përkatësisht janë të deklaruara në listën anketuese pranë Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit dhe të njejtat jo vetëm publiku por edhe institucionet përkatëse mund t’i verifikojnë.

Kërkojë që ky reagim të publikohet në mediumin tuaj si kundërpërgjigje e shpifjeve të ulëta, të pabaza dhe tendencioze nga personi Adnan Azizi.

Ndërsa sa i përket të apostrofuarit nga i njejti për shpifjet e plasuara do të kërkojë që në afat të përcaktuar ligjor të më kërkojë falje publike mua dhe familjes time, në të kundërtën do të detytohem të ndjekë rrugën ligjore pranë institucioneve kompetente- Gjykatave, për mbrojtjen e dinjitetit tim personal dhe të familjes.

Me respekt!
Talat Xhaferi

Banner

Related posts

Mickoski: Manipulohet me temën e Balancuesit, BE-ja konstaton se Balancuesi është keqpërdorur nga qeveria e kaluar dhe po punojmë për një zgjidhje të re

Gjyla Halili

Grubi: VMRO dhe drejtuesit e saj bijnë në mend vetëm nga Ali Ahmeti dhe Fronti Europian edhe atë me fitore rekord prej 30:0 me deputet në favor të Frontit.

Gjyla Halili

Mexhiti: Në kuadër të IPA 3, janë paraparë 6 autobusë ekologjikë për transportin publik në Shkup

Gjyla Halili