AKTUALE

Drejtori i Diasporës vazhdon vizitat në xhamitë shqiptare të Zvicrës

Banner

Drejtori i Diasporës pranë BFI-së, Mafiz ef.Rustemi, ka vijuar me turin e tij të vizitave në xhamitë shqiptare në Zvicër, duke u takuar me imamët, kryetarët dhe xhematet e shumta që janë aktive atje.

-Ai vizitoi Xhaminë e Cyrihut, një nga më të vjetrat në Zvicër, ku Drejtori u takua me imamin Hfz. Nebi ef. Rexhepi, me një përvojë mbi 30-vjeçare në shërbim të komunitetit, imami është një figurë kyçe jo vetëm për Xhaminë e Cyrihut, por edhe më gjerë në diasporë. Gjatë takimit, Drejtori u njoh me historinë e xhamisë, aktivitetet e shumta edukuese dhe shoqërore, si dhe sfidat me të cilat përballet komuniteti.

-Më pas, Drejtori vizitoi Xhaminë e Bülachut, ku u prit nga kryetari, z. Muhamed Alili, xhemati dhe imami i përkohshëm, Kujtim ef. Polloviqi. Gjatë kësaj ndalese, Drejtori mbajti një ligjëratë para xhematit. Ai falënderoi të pranishmit për punën dhe përkushtimin e tyre në rritjen e fjalës së Allahut dhe forcimin e lidhjeve brenda komunitetit.

-Për namazin e xhumasë, Drejtori u ndal në Xhaminë “Tulipan” në Reinach, ku u prit nga imami i xhamisë, Mr. Halil ef. Ademi, dhe këshilli i xhamisë. Pas një bashkëbisedimi të ngrohtë me xhematin, Drejtori mbajti edhe ligjëratën e xhumasë. Ai foli për rolin e muslimanëve në vendet ku jetojnë dhe veprojnë, duke theksuar rëndësinë e të qenit shembull i mirë në shoqëri, me sjellje dinjitoze dhe vlera morale që përkojnë me mësimet islame.

-Në namazin e jacisë, gjatë së njëjtës ditë xhumaje, Drejtori vizitoi Xhaminë “Drita” në Luzern. Ai u prit nga kryetari, z. Fadil Asani, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh xhematlinjsh, si dhe imami i përkohshëm, Nusret ef. Shiti. Gjatë kësaj vizite, Drejtori vlerësoi veprimtarinë edukative, sociale dhe kulturore që realizohet në këtë xhami.

Gjatë takimit në Luzern, Drejtori pati mundësinë të bashkëbisedojë edhe me kryetarin e xhamisë “Uniteti”, haxhi Muja, dhe imamin e përkohshëm të kësaj xhamie, Ejub ef., duke u njohur me aktivitetet që zhvillohen në dobi të komunitetit.

Në të gjitha takimet, Drejtori përcolli selame të përzemërta nga muslimanët e vendlindjes, Bashkësia Islame, dhe Reisul Ulemaja, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahi, duke ritheksuar mbështetjen e plotë të institucioneve amë për çdo nismë dhe organizim që forcon lidhjet me atdheun dhe promovon vlerat islame e kombëtare në diasporë.

Banner

Related posts

Siljanovska ofendon rëndë Pendarovskin dhe Kovaçevskin

Gjyla Halili

Ali Ahmeti viziton Drenicën, takon Lladrovcin në Drenas dhe Lushtakun në Skenderaj

Gjyla Halili

Ligji për përfaqësim të drejtë duhet të anulon dobësitë e “balancuesit”, a do të përkrahet nga të gjitha partitë politike?

Gjyla Halili