AKTUALE

Rritja e pagave për administratën, LSDM: Ka mjaftueshëm para, Qeveria nuk do

Ndërkohë nga LSDM shprehin habi se si mundet që të mos ketë fonde në buxhet për rritjen e pagave për administratorët, kur arka shtetërore sivjet shënon 6 miliardë euro. Siç thonë nga LSDM, për pushtetin më me rëndësi është jeta e tyre komode, pagat e tyre të larta, veturat e mobilet luksoze, se sa jeta e qytetarëve.

Edhe përskaj asaj që qeveria ka buxhet rekord prej 6 miliard eurove për këtë vit, thotë se nuk ka para për rritjen e pagave për punonjësit. Derisa buxheti për vitin 2025 ishte në fazën e përpilimit, LSDM paralajmëroi se ky do të jetë buxheti më i madh dhe më shkatërrues në histori ku nuk do të ketë para për punonjësit dhe paga më të larta për qytetarët. Kjo doli të jetë e vërtetë. Kjo është e palejueshme dhe tregon për mosrespektimin e punës për punonjësit e Maqedonisë, dhe paaftësinë e pushtetit që t’u përgjigjet nevojave ekonomike të qytetarëve”, tha Bogdana Kuzeska – LSDM.

Banner

Related posts

Luan Veliu: Ahmeti dhe Limani bartin amanetin e dëshmorëve

Gjyla Halili

Tubimi i BDI-së në Gostivar, Mexhiti: Po bëjnë si “pula pa kokë”

Gjyla Halili

Ministria e ekologjisë me Plan akcional për uljen e ndotjes së ajrit

Gjyla Halili