AKTUALE

Myftiu i Tetovës, Dr.Hfz. Selver ef. Xhemaili, takim me nxënësit nga Tetova në Medresenë “Isa Beu” në Shkup

Takim me nxënësit nga Tetova që vijojnë mësimet në Medresenë “Isa Beu” në Shkup

Myftiu i Tetovës, Dr.Hfz. Selver ef. Xhemaili, i shoqëruar nga drejtori i sektorit fetaro-arsimor pranë BFI, Mr. Fejzulla ef. Sadiki dhe Sekretari i Myftinisë së Tetovës, Semir ef. Fazliji, realizuan një takim njoftues me nxënësit nga Tetova që vijojnë mësimet në Medresenë “Isa Beu” në Shkup.

Gjatë këtij takimi miqësor u diskutuan çështje të ndryshme rreth mësimeve, sfidave të nxënësve, si dhe mundësive që ofron Myftinia për të ndihmuar në formimin e tyre si hoxhallarë të shquar në të ardhmen.

Zoti ju dhëntë shëndet dhe shumë suksese në mësime!

Banner

Related posts

Autobusët e Trafikut Urban së shpejti me Wi-fi, Rama njofton se edhe pagesa e biletës do të mund të bëhet me SMS

admin

Osmani pas tarifave të Trump: Maqedonia është futur në të njëjtën kategori me Serbinë dhe Kinën, me tarifë 33%-37%

Gjyla Halili

Kryetari i Gostivarit, Limani takon Naser Veliun: Mbështetje për studentët e dalluar që synojnë studimet jashtë vendit

Gjyla Halili