Sot, 17 janar (e xhuma), Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema. H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Sekretari Gjeneral, H. Irsal ef. Jakupi dhe drejtori i sektorit fetaro – arsimor, Mr. Hfz. Fejzulla Sadiki, priti në kabinetin e tij koordinatoren shtetërore të transplantimit të organeve, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë të RMV – së.
Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, së pari e falenderoi znj. Kuzmanovska për vizitën, duke e informuar mbi rrjedhat, zhivillimet dhe aktivitetet e Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së.
Nga ana tjetër, koordinatorja, Prof. Dr. Biljana Kuzmanovska theksoi se ndjehet tejet e nderuar me mikpritjen nga ana e Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, duke theksuar se e çmon lartë kontributin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së në rregullimin e marrëdhënieve ndërfetare dhe ndëretnike në vendin tonë.
Koordinatorja, znj. Kuzmanovska theksoi se jemi këtu me qëllim të zhvillimit të një një bisede të përbashkët mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, në drejtim të ndërgjegjësimit të popullatës së vendit tonë mbi rëndësinë e dhurimit të organeve me qëllim të shpëtimit të jetës së pacientëve të cilët presin që të vazhdojnë jetën e tyre.
Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai vlerësoi lartë konsideratën nga ana e Prof. Dr. Biljana Kuzmanovska dhe e njoftoi fillimisht mbi qëndrimin universal të Islamit se shpëtimi i jetës së njeriut ka peshën e shpëtimit të të gjithë njerëzimit (Maide, 32), por gjothmonë duke respektuar rregullat të cilat parashihen sipas legjislacionit Islam.
Vlerësuar nga kjo, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai theksoi se qëndrimi zyrtarë i Bashkësisë Fetare Islame mbi dhurimin e organeve, do të jetë konform normativave të legjisacionit Islam, duke marrë parasysh vlerën e jetës së njeriut dhe duke mos lejuar që assesi të dëmtohet jeta e tjetrit andaj, si instucion do jetë në shêrbim të shpëtim të jetëve të njerëzve me nevoja të ndryshme
Prof. Dr. Biljana Kuzmanovska, e falenderoi Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetain për bashkëpunimin konstruktiv, duke potencuar se mbështetja juaj në këtë drejtim ka peshën më të madhe se mbështjetja e ç’do një institucioni tjetër.
Në fund Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje i dhuroi letërnjoftimin e Bashkësisë Fetare Islame si dhe një Kur’an me përkthim në gjuhën Maqedone.