AKTUALE

Mark Gjonaj: Përgjegjësi për gjenocidin serb në Kosovë, drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar

Kryetari i Këshillit të Diasporës Mark Gjonaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka kujtuar viktimat e gjenocidit serb në Kosovë, duke kërkuar drejtësi për krimet e bëra nga barbari serb.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të qëndrojë i bashkuar në parandalimin e mizorive, duke i mbajtur përgjegjës për krimet e tyre dhe për të siguruar që viktimat të marrin drejtësi dhe mbështetje”- ka shkruar Gjonaj.

Ja postimi i plotë:

Gjenocidi, përdhunimi dhe krimet e luftës janë akte të urryera që nuk mund dhe nuk duhet të tolerohen në asnjë formë dhe në asnjë rrethanë.

Bota duhet të punojë së bashku për të mbrojtur jetën dhe të drejtat e njeriut!

Komuniteti ndërkombëtar duhet të qëndrojë i bashkuar në parandalimin e mizorive, duke i mbajtur përgjegjës për krimet e tyre dhe për të siguruar që viktimat të marrin drejtësi dhe mbështetje.

Krimet e pandëshkuara të luftës serbe kundër shqiptarëve në Kosovë:

13.950 të vrarë
20 mijë të dhunuar
1620 të zhdukur

PA DREJTËSI, PAQE!

DREJTËSIA E VONUAR ËSHTË DREJTËSIA E MOHUAR!

#MOS HARRONI KURRË

Në solidaritet,
Mark Gjonaj

Banner

Related posts

Fjalimi e Kryetarit Gashi me rastin e Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit

Gjyla Halili

Rusia, notë proteste Tiranës për Azgan Haklaj

Gjyla Halili

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Gjyla Halili