AKTUALE

Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e Ilire Dautit

Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e Ilire Dautit nga funksioni i kryetares së Komisionit kuvendor për politikë sociale, demografi dhe rini, pasi që sot ajo kërkoi në kuadër të mbledhjes së 30-të ta arsyetojë dorëheqjen e saj të parevokueshme pas votimit të inteprelancës së saj të premten e kaluar.

Para se ta arsyetojë dorëheqjen, deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM e braktisën sallën e Kuvendit.

Dauti, duke e arsyetuar dorëheqjen, theksoi se ai është kulmi i turpit që ndodhi në Kuvend.

“Nëse do të jetonim në një shtet normal, atëherë kjo mbledhje nuk do të zhvillohej dhe unë nuk do të kisha nevojë të marrë fjalën. Ky është kulmi i turpit që ndodhi në Kuvend dhe është kanosje e drejtpërdrejtë ndaj një të zgjedhuri të popullit, si dhe mbajtje nën kontroll të të njejtit. Veprimi im për vendosjen e Ligjit për mbrojtësit është në bazë të të nenit 3, i cili nënkupton kushte shtesë se si të veprojnë institucionet. Nuk do të pranoj kushte të ndryshme të veprimit jashtë Rregullores. Zgjedh të veproj lirshëm, pa kushtëzime dhe t’i mbroj vlerat e demorkacisë dhe lirisë. AShtu veprova edhe kur e sollëm Ligjin për shtetësi, kur duke i shfrytëzuar të gjithë mekanizmat, e zhbllokuam dhe e sollëm ligjin”, tha Dauti.

Theksoi se edhe për Ligjin për mbrojtësit i ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë në pajtim me Rregulloren me qëllim që të ngritet niveli i debatit lidhur me nevojën për trajtim të palëve nga konflikti i vitit 2001 në mënyrë të barabartë.

“Përse Apasievi dhe deputetët e tjerë nga E Majta lidhur me Ligjin për mbrojtësit, nuk kërkuan që pika të vendoset në rend dite? Unë do ta kisha shtuar në rend dite, por parashtrohet pyetja përse deputetët nuk e kërkuan atë. Afati për vendosje të pikës në rend dite kaloi dhe mua nuk më lejonte Rregullorja ta shtoj atë pikë. Këta 61 deputetë po luajnë me pushtetin. Për mua kusht është të respektohen të gjitha nacionaliteetet”, tha Dauti.

Interpelanca e Dautit u parashtrua nga grupi i deputetëve nga E Majta. Kuvendi konstatoi se rezultatet në interpelancë janë të bazuara. Në mbledhje atëherë nuk morën pjesë deputetët e LSDM-së.

Related posts

Florim Asani nga gjenerata U18 e Shkëndijës po dëshmon talentët e rinjë të sportit që i ka Tetova

admin

Shka “Ilirët” në Llozanë ndan mirënjohje atdhetarit Gjergj Prenkoçaj

Gjyla Halili

Tendat para Kushtetueses, Ademi: Nuk është çështja se kush po proteston, por për çfarë po protestohet!

Gjyla Halili