AKTUALE

Vazhdon paqartësia me Ilire Dautin! Partia ia ka lënë në dorë që të vendos çfarë do të bëjë pas interpelancës

Nuk ka qëndrim nga ASH-ja e Ziadin Selës se çfarë do të ndërmarrin për interpelancën e Ilire Dautit dhe nëse do të propozojnë kandidat të ri për kryetar të Komisionit për politikë sociale. Nga kjo parti thonë se presin që Dauti të vendosë vetë çfarë do të bëjë më tej.
“Për këtë çështje me siguri do të prononcohet vetë deputetja Ilire Dauti”, tha Isen Shabani, ASH/Sela.
Vetë Dauti këto ditë kërkoi nga kryeparlamentari, Afrim Gashi, që të thërrasë seancë ku deputetët do të votojnë për shfuqizimin e konkluzionit për interpelancën e saj. Tha se vetëm në atë mënyrë do të vazhdojë të udhëheq Komisionin për politikë sociale.
Nga LSDM thonë se përveç Dautit përgjegjësi ka edhe kryeparlamentari Gashi, jo vetëm për shkak që nuk e ka thirrur seancën në Komisionin për politikë sociale, por edhe për shkak të deklaratës së tij se interpelanca nuk ka veprim juridik.
“Nuk mundet që interpelanca të mos ketë asnjë pasojë juridike. Kjo nuk është e mundur. E gjithë përgjegjësia rreth mos thirrjes së seancën për Ligjin për Branitellat dhe tani pas miratimit të mosbesimit për Dautin, është te kryeparlamentari, Afrim Gashi. Pasi që u votua interpelanca, përkatësisht mosbesimi, gjithashtu përgjegjësi e Kryeparlamentarit është të kumtojë cilët janë hapat e ardhshëm pas votimit të interpelancës për Dautin”, deklaroi Bogdanka Kuzeska – zëdhdënëse e LSDM-së.
Nga VMRO-DPMNE-ja mbeten në qëndrimin se Dauti nuk ka legjitimitet për të udhëhequr Komisionin për politikë sociale dhe presin që Gashi të kërkojë që Komisioni për zgjedhje dhe emërime, të zbatojë procedurën për shkarkimin e Dautit.

Related posts

Delegacion parlamentar në vizitë pune në Parlamentin Evropian në Strasburg

admin

Snopçe: Janë siguruar votat e nevojshme për rikonstruim të Qeverisë

admin

Vendet baltike akses të pakufizuar në hapësirën e tyre ajrore për aleatët e NATO-s

admin