AKTUALE

Drejtori i Diasporës vijon vizitat në xhamitë shqiptare në Zvicër dhe vlerëson organizimin e tyre

Në kuadër të aktiviteteve për forcimin e lidhjeve me diasporën, Drejtori i Diasporës Mafiz ef. Rustemi, vazhdoi vizitat në disa xhami shqiptare në Zvicër, ku u informua nga afër për punën dhe angazhimet që realizohen në shërbim të komunitetit musliman shqiptar.

Vizita në Xhaminë e Regensdorfit
Drejtori vizitoi Xhaminë në Regensdorf, ku u prit nga hoxha Mr. Hfz. Ferif ef. Zeqiri dhe xhemati. Ai u njoh me aktivitetet që organizohen në këtë qendër islame, përfshirë mësimin fetar për fëmijët dhe të rinjtë, si dhe përkushtimin e xhematit për ruajtjen e identitetit fetar dhe kombëtar.

Vizita në Xhaminë “Ikre” në Brüttisellen
Në Brüttisellen. Drejtori u prit nga hoxha Jetmir ef. Zeqiri dhe përfaqësuesit e xhematit të Xhamisë “Ikre”.

Vizita në Xhaminë “Ikre-Lexo-Lesen” në Rorschach, ku u takua me hoxhën Burim ef. Sherifi dhe anëtarët e xhematit. Ai u informua për zhvillimin e mësim-besimit dhe për aktivitetet që promovojnë vetëdijen fetare dhe organizative të komunitetit.

Gjatë vizitave, Drejtori shprehu vlerësimin e tij për vetëdijen e lartë organizative që mbizotëron në xhamitë shqiptare të diasporës, duke e konsideruar atë si një model të mirë për ruajtjen e vlerave fetare dhe kombëtare. Ai përcolli selame të përzemërta nga muslimanët e vendlindjes, Bashkësia Islame, dhe Reisul Ulemaja, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.

Banner

Related posts

Sipërmarrësi nga Medvegja kandidon për eurodeputet, pritet në takim nga Presidenti Begaj

Gjyla Halili

“Trump po riorganizon Departamentin Amerikan të Shtetit”

Gjyla Halili

“Aleanca Europiane” është mision kombëtar për të gjithë

admin