AKTUALE

Gjeloshaj i pakënaqur me Qeverinë

Lideri i Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj, duket i pakënaqur me Qeverinë në të cilën ai është zëvendëskryeminister.

Gjeloshaj ka komentuar faktin që kryeparlamentari Andrija Mandiq ka uruar Ditën antikushtetuese të Republikës Srpska.

Ai poashtu ka kritikuar për veprime armiqësore ndaj Kroacisë, zvarritjen e votimit të Ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë dhe për marrëdhënie katastrofike me të gjithë shtetet fqinje.

“Veprime armiqësore ndaj Kroacisë, shtyrja e votimit për ambasadorin e Malit të Zi në Republikën e Kosovës, ndërhyrjet në punët e brendshme të Bosnjës dhe Hercegovinës, marrëdhënie katastrofike me të gjithë fqinjët… Barometri 26 ishte varrosur qëllimisht, prandaj nuk pranova ta firmosja, sepse të bësh një gabim për herë të dytë me nënshkruesit është përgjegjësi e plotë”, ka thënë Gjeloshaj në një postim në rrjetin X.

Ai thotë se nuk ka më shtyrje afati dhe fshehje.

“Ka ardhur koha për të parë se kush është për BE-në dhe aleancën me SHBA-në dhe kush është kundër saj. Nëse Millojko Spajiq dhe Aleksa Beçiq do të heshtin për këtë dhe nuk do të ndërmarrin hapat e pritur, angazhimi i tyre do të konfirmohet qartë, por edhe vendimet tona, unike për të gjitha partitë e pakicave! Mandiq ka të drejtë legjitime për veprimet e tij, ne kemi të drejtë të anulojmë votën tonë për të sa më shpejt të jetë e mundur! Asgjë personale apo kombëtare, i urojmë fat në të dyja rastet, nuk ka bashkëpunim politik brenda shumicës parlamentare”, ka përfunduar Gjeloshaj.

Banner

Related posts

Taravari: Ky vend meriton më në fund një Qeveri që të punojë për njerëzit!

Gjyla Halili

BDI: Mbi 500 milionë euro i kushton qytetarëve bllokada e VMRO-së dhe “Levicës” në Kuvend

admin

“Gërdeci”/ Avokatët kërkojnë pushimin e çështjes, shtyhet seanca për ish-ministrin Mediu

admin