AKTUALE

VLEN:Deputetët e Frontit Evropian po i largojnë shqiptarët nga partnerët strategjikë perëndimorë

Deputetët e Frontit Evropian po i largojnë shqiptarët nga partnerët strategjikë perëndimorë. BDI-ja ka humbur busullën dhe, e hutuar, nuk di çfarë po bën, kë po sulmon dhe kë po mbron. Mijallkovi u bë më i dashur për ta se sa komuniteti ndërkombëtar.
VLEN me shqetësim po ndjek deklaratat e fundit të deputetit Zejd Rexhepi nga Fronti Evropian (FE), koalicion me BDI-në, të cilat përsëri synojnë të dëmtojnë besimin e shqiptarëve ndaj partnerëve tanë strategjikë perëndimorë.
Me qëndrime të tilla, udhëheqësia e BDI-së dhe Fronti Evropian tregojnë se nuk dinë çfarë po bëjnë, se janë në konfuzion të plotë dhe se po i vendosin interesat e tyre personale dhe partiake përpara interesave strategjike të shqiptarëve dhe shtetit.
VLEN i bën thirrje opinionit publik dhe anëtarësisë së BDI-së të reflektojnë nëse liderët e tyre, të cilët dukshëm vazhdojnë t’i konfrontojnë shqiptarët me partnerët tanë perëndimorë, meritojnë ende të udhëheqin partinë dhe të marrin pjesë në krijimin e së ardhmes së qytetarëve.
Është koha për një distancim të qartë nga politikat e korruptuara dhe retorika antiperëndimore. Shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë liderë të sinqertë, politika të përgjegjshme dhe partneritet të fuqishëm me BE-në, NATO-n dhe gjithë komunitetin ndërkombëtar.
BDI dhe FE po i largojnë shqiptarët nga aleatët perëndimorë. Qasjet që shprehin dyshime ndaj komunitetit ndërkombëtar tregojnë se BDI dhe Fronti Evropian qëllimisht po përpiqen t’i largojnë shqiptarët nga Perëndimi. Një retorikë e tillë është tepër e dëmshme dhe shkon kundër përpjekjeve disavjeçare të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, përfshirë shumicën e shqiptarëve, për anëtarësim dhe partneritet të ngushtë me BE-në dhe NATO-n.
Akuzimi i komunitetit ndërkombëtar për skandalet e tyre kriminale është i pabazë. Është e pakuptueshme se si BDI dhe FE vazhdojnë të drejtojnë gishtin ndaj ambasadorëve dhe institucioneve të huaja, në vend që të përballen me dyshimet dhe faktet për skandalet e tyre korruptive. Kjo përpjekje për t’ia hedhur fajin të tjerëve është vetëm një dëshmi tjetër se udhëheqësia e BDI-së është në një hutim të thellë dhe se nuk ka kapacitet për të zgjidhur problemet e vërteta.
Përgjegjësia personale e Artan Grubit po tentohet të relativizohet. Përpjekjet për ta paraqitur Artan Grubin si të pafajshëm për veprimet e tij, ndërsa fajësohen ambasadorët, janë kulmi i manipulimit. Kjo është një shembull klasik i shmangies së përgjegjësisë, duke nënvlerësuar publikun dhe anëtarësinë e BDI-së.
Pretendimi se “Artani u dënua sepse i dëgjoi të tjerët” është kulmi i arrogancës së BDI-së dhe FE-së.
Kjo tezë e BDI-së dhe FE-së, sipas së cilës përgjegjësia i takon të tjerëve (ambasadorëve, përfaqësuesve ndërkombëtarë, etj.) dhe jo vetë funksionarëve, është një përpjekje tjetër e dëshpëruar për justifikim. BDI dhe FE vazhdojnë të japin deklarata të pakuptimta dhe kontradiktore për të mashtruar anëtarët e tyre dhe të gjithë opinionin publik.

Related posts

Bastisje në Tetovë, kapen lëndë narkotike

Gjyla Halili

Reagojnë Gjelaj dhe Camaj, dënojnë aktet provokuese në Bozhaj

Gjyla Halili

Gjeloshaj uron besimtarët musliman për muajn e shejtë të Ramazanit

admin