AKTUALE

REISUL ULEMA DHE MINISTRI I HAXHIT I ARABISË SAUDITE NËNSHKRUAN MARRËVESHJEN E HAXHIT 2025

Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir ef Fetai sot më 12.01.2025 u prit nga Ekselenca e tij Ministri i Haxhit Prof Dr Teufik Bin Feuzan Er Rebiah, i cili i bëri një pritje të nivelit të lartë dhe vëllazërore.
Reisul Ulema i shprehi mirënjohje të përzemërta për ftesën për pjesmarje në Konferencë e madhe ndërkombëtare për Haxh dhe Umre që do të mbahet në Xhedda të Arabisë Saudite me 13 – 16 Janar.
Reisul Ulema e informoi dhe për rrjedhat e organizimit të Haxhit në BFI të RMV dhe i shprehi falënderimet e thella për vizitën e që ia bëri Bashkësisë fetare islame në muajin Shtator të vitit të kaluar, e cila pati jehonë të madhe në RMV.
Ekselenca e tij Ministri Prof Dr. Teufik Bin Feuzan Er Rebiah, poashtu i shprehi mirëseardhje Reisul Ulemasë dhe delegacionit të BFI dhe i falënderoi për përgjigjen ndaj ftesës së tij.
Më në fund u nënshkrua marrëveshja nga dy palët Ministria e Haxhit në krye me Ministrin Prof Dr. Teufik Bin Feuzan Er Rebiah dhe Bashkësisë fetsre islame të RMV në krye me Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef Fetai, në të cilë parashihen të gjitha ibligimet dhe sugjerimet në lidhje me procedurën e kryerjes së Haxhit dhe Umres në vendet e shenjta në Mekë dhe Medine.

Related posts

Izet Mexhiti të dielën zbarkon në Kumanovë, gati selia e re

Gjyla Halili

Mijëra protestues në Uashington kundër Trump përpara inagurimit si president i SHBA

Gjyla Halili

Mickoski: Do të jetë e ashpër beteja me instalimet e LSDM-së dhe BDI-së në gjyqësor dhe në prokurori

Gjyla Halili