AKTUALE

Mexhiti: Pas dështimit të interpelancës, as deputetët e BDI-së nuk besojnë më në politikat e tyre

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Tema e Ditës” në Televizionin Sitel, komentoi dështimin e interpelancës ndaj tij, duke theksuar se ky incident ka nxjerrë në pah krizën e thellë brenda BDI-së.

“Pas dështimit të interpelancës ndaj meje, është bërë e qartë që as anëtarët, as deputetët dhe as udhëheqësia e BDI-së nuk besojnë më në politikat e tyre. Për këtë arsye, i bëj thirrje anëtarëve të sinqertë të BDI-së, që të bashkohen me Lëvizjen Demokratike dhe VLEN-in, sepse tek ata anija po fundoset,” deklaroi Mexhiti.

Deklarata e tij erdhi pas një interpelance që përfundoi me vetëm tre vota pro, duke theksuar humbjen e besimit në udhëheqjen aktuale të BDI-së.

Banner

Related posts

Sela : Fronti Europian do ta bëjë akoma më të fortë betejën politike

Gjyla Halili

Shoqata ” Jehona e Malësisë” në Michigan uron Pashkët: Shpresa, dashuria dhe jeta e gëzueshme bekofshin jetën e kombit shqiptarë

admin

Mickoski: Janë lexuar të gjithë skenarët – por ne do të fitojmë

Gjyla Halili