Ministri i marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve, Ivan Stoilkoviq, ka akuzuar se gjatë mandatit të paraardhësit të tij Artan Grubi janë shpenzuar mbi 20 mijë euro për shërbime katering.
Stoilkoviq zbuloi këtë informacion në një podcast, duke e përshkruar atë si “abuzime të dukshme”.
Sipas të dhënave të Byrosë së Prokurimit Publik, Ministria e Sistemit Politik ka shpallur tender për të dyja kompanitë në vitin 2023, transmeton Telma.
Pçela S.E.L ka pranuar 944 mijë denarë (rreth 15.340 euro), prej të cilave 532.037 denarë (rreth 8.650 euro. “Dalma Catering” ka pranuar 220 mijë denarë, por nuk i ka realizuar mjetet.
Tenderi u mbyll më 18 prill 2024, vetëm gjashtë ditë para zgjedhjeve, megjithëse afati i paraparë ishte 15 marsi i të njëjtit vit.
Më 21 prill 2024, tri ditë para zgjedhjeve, Ministria përsëri ka lidhur marrëveshje me “Pchela Š.E.L” për 1,18 milionë denarë. Bashkëpunimi vazhdoi edhe pas zgjedhjeve, edhe pse BDI nuk ishte më pjesë e qeverisë.
Ministria më 14.06.2024 i ka paguar “Pçela Š.E.L.” dy fatura: 41.660 denarë, 16.852 denarë. Këto 58.512 denarë (rreth 900 euro) ishin për 150 porcione qebap viçi.
Ministri Stoilkoviq konfirmoi se është duke u bërë auditimi i shpenzimeve të kohës së Grubit, i cili u largua nga vendi pasi ndaj tij u hap një hetim.