AKTUALE

Mexhiti: Anija e BDI-së po fundoset, ftoj anëtarët e sinqertë të bashkohen me VLEN-in

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Tema e Ditës” në Televizionin Sitel, komentoi dështimin e interpelancës ndaj tij, duke theksuar se ky incident ka nxjerrë në pah krizën e thellë brenda BDI-së.
“Pas dështimit të interpelancës ndaj meje, është bërë e qartë që as anëtarët, as deputetët dhe as udhëheqësia e BDI-së nuk besojnë më në politikat e tyre. Për këtë arsye, i bëj thirrje anëtarëve të sinqertë të BDI-së, që të bashkohen me Lëvizjen Demokratike dhe VLEN-in, sepse tek ata anija po fundoset,” deklaroi Mexhiti.
Deklarata e tij erdhi pas një interpelance që përfundoi me vetëm tre vota pro, duke theksuar humbjen e besimit në udhëheqjen aktuale të BDI-së.

Banner

Related posts

Në burgun e Idrizovës më lehtë hapen tunelet se dyert e hekurta!

Gjyla Halili

Bekteshi: Qeveria me politikat e sajë vazhdon t’i ndihmojë qytetarët!

Gjyla Halili

Mariçiqi nga Kotori: Evropianizimi i shtetit me Planin e rritjes duhet të vazhdojë për prosperitet të çdo qytetari

Gjyla Halili