AKTUALE

BDI: Mashtrimi i VLEN-it me 10,000 euro për çdo qytetar – Manipulimi më i madh në historinë politike shqiptare

Banner

Sot ju sjellim edhe një argument pse VLEN është projekti më manipulativ në historinë politike të shqiptarëve.

Në programin e tyre elektoral, ata premtuan shpërndarjen e 49% të pasurisë publike te qytetarët, duke thënë se çdo qytetar do të merrte 10,000 euro në aksione. Ja çfarë premtuan:

“Vlera e përgjithshme e ndërmarrjeve është afër 20 miliardë euro, kjo do të thotë se secilit qytetar do t’i shpërndajmë aksione në vlerë prej 10,000 eurosh.”

Ku janë këto 10,000 euro? Askush nuk ka parë asnjë ligj, asnjë dekret, asnjë plan për realizimin e këtij premtimi.

Sot është e qartë se kjo ishte mashtrimi më i madh elektoral për të manipuluar qytetarët dhe për të marrë votën e tyre.

Në vend të premtimeve, VLEN sot po bën përjashtimin dhe defaktorizimim e shqiptarëve nga administrata dhe ekonomija në përgjithsi.

Kështu ndodh kur nuk ke vullnetin e popullit tënd, por vetëm pëlqimin e patronit tuaj.

Kjo qeveri nuk u shërben shqiptarëve, por agjendave të errëta që synojnë dobësimin e ndikimit politik dhe ekonomik të shqiptarëve.

Shqiptarët nuk do të heshtin!

Banner

Related posts

Kryesia e lartë e Shoqatës “Jehona e Malësisë” takon kongresisten Lisa McClain:”Po meren hapa konkret për zgjedhje të lira në komunën e Tuzit”

admin

OPERATIVA E MYFTINISË PRANË XHEMATIT TË TETOVËS

Gjyla Halili

Artan Grubi shpjegon rëndësinë e korridorit 8 dhe forcat që e kanë penguar ndërtimin e korridorit

admin