AKTUALE

BDI: Nga Vetëvendosja përfunduan në “Kosovo dhe Metohija” – Poshtërimi i radhës i VLEN-it!

Në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, partner i VLEN-it në pushtet, i referohet Kosovës si “Kosovo dhe Metohija” – term ky i përdorur nga Serbia për të mohuar pavarësinë e shtetit të Kosovës!
Pra, ata që garuan në zgjedhje duke u mburrur me mbështetjen e një partie politike në Kosovë, sot e pranojnë dhe përdorin gjuhën e Beogradit! Ky është kulmi i degradimit të tyre politik dhe poshtërimi i radhës për VLEN-in.
Kjo nuk është vetëm një fyerje për Kosovën, por edhe një tradhti e turpshme ndaj shqiptarëve që VLEN-i i mashtroi për të marrë votat e tyre. Sot, të gjithë shohin sesi kauza e tyre e dyshimtë përfundon në gjirin e propagandës serbe, duke dëshmuar edhe një herë se janë vetëm vegla të politikave të huaja dhe jo përfaqësues të denjë të shqiptarëve në këtë shtet!

Turp dhe poshtërim për VLEN-in dhe “Metohinë” e tyre politike!

Related posts

Arta Bilalli: “Pagat e Universitetit të Tetovës do të rriten, nuk do të ketë diskrepancë”

Gjyla Halili

Dedivanaj fton diasporën në Amerikë: Jo Grenellit!

Gjyla Halili

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Gjyla Halili