AKTUALE

E quajti Republikën e Kosovës “Kosova dhe Metohija”, Mexhiti: Nuk pretendojmë ta bëjmë shqiptar Stoilkoviqin

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga një kumtesë e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, ku mes tjerash Republika e Kosovës, është shkruar me emrin “Kosova dhe Metohija”, përcjell TV21. I pyetur se si e komenton këtë, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se nuk pretendojnë që ta bëjnë shqiptarë kolegun e tij, Ivan Stoilkoviq. Kujtojmë që Maqedonia e Veriut është një nga shtete e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Ne nuk e mohojmë se Stoilkoviqi është përfaqësues i serbëve. Fatkeqësisht dmth…është përfaqësues i tyre dhe nuk pretendojmë ta bëjmë shqiptar atë, as të mendon si ne, por dallimi mes neve dhe atyre të kaluarve kanë qenë se me vet iniciativë u bënë pjesë e Open Balkan, i cili nuk e njihte Kosovën. Ne Republikën e Kosovës e njohim. Takimi i parë i kryeministrit Mickoski ka qenë me kryeministrin Kurti”, tha mes tjerash Mexhiti./tv21.tv

https://fb.watch/x4QBTJkd4f/

Banner

Related posts

AKADEMIK HAKIF BAJRAMI PËR ALI AHMETIN

Gjyla Halili

AZEM SYLA VENDOS PLLAKË PËRKUJTIMORE NË NDER TË ISAM DHE HUMA AHMETIT NË ZAJAZ, KU KA QËNDRUAR ILEGALISHT

Gjyla Halili

Bdi: Qeveria pa legjitimitet etnik zbatues i programit të VMRO-DPMNE-së

Gjyla Halili