AKTUALE

Ali Ahmeti shkoi për ngushëllime në familjen e dëshmorit të kombit Ibrahimi në Sllupçan

Kryetari i Bashkimit për Integrim, Ali Ahmeti, ka shkuar sot për t’i shprehur ngushëllime familjes Ibrahimi nga Sllupçani pas ndarjes nga jeta të Haxhi Naim Ibrahimit, babait të dëshmorit të kombit Shenasi Ibrahimi, shkruan Open-TV.

Kreu u BDI-së ishte i shoqëruar nga deputetët Berat Ajdari, Blerim Bexheti dhe sekretari Faton Ahmeti.
Me miq e bashkëluftëtarë, së bashku vizituam familjen Ibrahimi në Sllupçan, për ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të Haxhi Naim Ibrahimit, babait të dëshmorit të kombit Shenasi Ibrahimi.

Ngushëllime familjes Ibrahimi nga fshati Sllupçan dhe gjithë farefisit të tyre!”, ka shkruar Ali Ahmeti.

Banner

Related posts

Grubi: Festojmë fitoren e Maqedonsië Europiane, fitore e cila do të thellohet më 8 maj

Gjyla Halili

Athinë, një bombë shpërthen jashtë zyrave kompanisë së hekurudhave

Gjyla Halili

Taravari: Është mirë për shtetin që një herë të ketë president nga bashkësitë tjera etnike

Gjyla Halili