AKTUALE

Jankulloska lirohet nga akuza për rastin “Fortesa”! Dënim me burg për Grujevskin, Jakimovskin dhe Boshkovskin

Goran Grujevski, Toni Jakimovski, Nikolla Boshkovski dhe Valentina Simonovska janë fajtorë për rastin “Fortesa”, që ka të bëjë me shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit, përcjell TV21. Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska është liruar nga akuza. Kështu ka vendosur sot Gjykata Penale e Shkupit.

Sipas aktgjykimit, ish-shefi i Drejtorisë së Pestë, i cili është në arrati, Goran Grujevski, është dënuar me 14 vjet e gjashtë muaj burg për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar dhe për falsifikim të dokumentit zyrtar. Nikolla Boshkovski, punonjës i DSK-së, i cili po ashtu është në arrati, është dënuar me 9 vjet e 10 muaj burg për të njëjtat vepra.
Gjykatësi Ilija Trpkov dënoi me tre vjet burg Toni Jakimovskin, shefin e kabinetit të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov.

Valentina Simonovska u dënua me dy vjet burgim me kusht.

Sipas gjyqtarit Trpkov, Jankulloska nuk ka marrë pjesë në asgjësimin e pajisjeve së bashku me të akuzuarit e tjerë./tv21.tv

Banner

Related posts

Mbështetësit e VMRO-së në aksion, rrahin dy shqiptarë në Strugē, arsyeja banale

Gjyla Halili

BDI promovon sot Bujar Osmanin, si kandidat për president të Maqedonisë

Gjyla Halili

Micotakis: Çfarëdo lloj anashkalimi i Marrëveshjes së Prespës do të ketë pasoja edhe në marrëdhëniet bilaterale edhe në rrugën e Shkupit drejt BE-së

Gjyla Halili