AKTUALE

Shekerinska merr pjesë në konferencën e sigurisë në Suedi

Zëvendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska do të qëndrojë në qytetin suedez Selen, ku do të marrë pjesë në Konferencën nacionale vjetore të shoqatës “Populli dhe mbrojtja” e titulluar “Farkëtimi i së ardhmes: Vizion strategjik i NATO-s nën kryesinë e re”.

Është paraparë Shekerinska të ketë fjalim në konferencë, pas çka, siç kumtoi NATO, do të pasoi këmbimi i mendimeve me të pranishmit.

Krahas pjesëmarrjes në konferencë, Shekerinska do të ketë takime edhe me përfaqësues zyrtarë suedezë, mes të cilëve edhe me shefen e diplomacisë, Maria Malmer Stenergard dhe ministrin e Mbrojtjes, Pal Jonson.
Tema kryesore të Konferencës treditore, që filloi dje, janë nevoja për sendërtim të mbrojtjes përmes rritjes së investimeve ushtarake dhe civile, prëforcimit të qëndrueshmërisë, mundësitë për rritje të sigurisë së Suedisë dhe nevojës për përforcim të përbashkët të shoqërisë në mënyrë që të sigurohet ruajtja e paqes, lirisë dhe demokracisë.

Sipas organizuesve të tubimit, në kushte të situatës globale të pazgjidhur të sigurisë dhe politikës, kur lufta ruse kundër Ukrainës vazhdoi me fuqi të pandalshme dhe u ndezën konflikte të reja në Lindjen e Afërt dhe kur demokracia është vënë në test dhe paraqiten liderë të rinj, duhet të vazhdohet mbështetja e vazhdueshme e Suedisë për Ukrainën me porosi të qartë se Rusia nuk guxon të fitojë në luftë.

Banner

Related posts

Të mos përsëritet asnjëherë! Kovaçevski për 80 vjetorin e deportimit të hebrenjve nga Maqedonia

admin

Përtej polemikës mbi përkatësinë e Ulqinit: identiteti, qytetaria dhe pluralizmi

Gjyla Halili

Lladrovci: Nga Baca Haxhi morëm përkrahje që në ditët e para të aksioneve kundër okupatorit

Gjyla Halili