AKTUALE

Xhemaludin Xhaferoski zgjedhet Kryetar i Degës së Lëvizjes Demokratike për Komunën e Dollnenit

Në një mbledhje entuziaste dhe frymë demokratike, anëtarët e Lëvizjes Demokratike në komunën e Dollnenit zgjodhën Xhemaludin Xhaferoskin si kryetar të ri të degës. Ky moment shënon një hap të rëndësishëm për forcimin e strukturave lokale dhe avancimin e politikave të partisë në këtë komunë.

Duke përshëndetur pjesëmarrësit, Kryetari i Lëvizjes Demokratike, z. Izet Mexhiti, vlerësoi përkushtimin e Dollnenit, duke kujtuar se ishin të parët që iu bashkuan thirrjes për ndryshim.

“Dollneni ishin të parët që na u bashkangjitën si Lëvizje në kërkesën tonë për ndryshim, andaj edhe ne e filluam në Dollnen për të vazhduar me ndryshimet edhe në nivel lokal,” deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi përkushtimin e plotë të partisë për të mbështetur degën dhe kryetarin e ri në çdo iniciativë dhe nevojë:

“Duke nisur nga unë dhe çdo funksionar i Lëvizjes Demokratike, ju jap fjalën se do të jemi në shërbim të degës dhe kryetarit të ri për çdo kërkesë dhe nevojë të banorëve të kësaj ane,” shtoi Mexhiti.

Lëvizja Demokratike mbetet e angazhuar për të sjellë ndryshime pozitive dhe për të forcuar lidhjen me çdo qytetar, duke ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Urime dhe suksese për Xhemaludin Xhaferoskin në udhëheqjen e re!

Related posts

Kuvendi në seancë plenare do të diskutojë për rolin e gruas në përbërjen e 10-të Parlamentit

Gjyla Halili

Xhaferi: Edhe në të kaluarën kishte parti që thoshin ne do të jemi në qeveri! Fronti Europian do të ketë 30.000 vota në NJZ 5

Gjyla Halili

Nga sot qytetarët e RMV do të mund të punojnë lirshëm në vendet e Ballkanit të Hapur

Gjyla Halili