AKTUALE

Kallëzim penal ndaj Kurto Dudushit

Shërbimet inspektuese të Qytetit të Shkupit sot kanë zbuluar se kryetari i Komunës së Shuto Orizarit, Kurto Dudush, ka krijuar një deponi të re ilegale, për këtë arsye ndaj tij është ngritur kallëzim penal.

Sot në terren inspektorët e qytetit të Shkupit me ndihmën e policisë intervenuese kanë konstatuar vepra të reja kriminale të Kurto Dudushit, lidhur me krijimin e një deponie të re të egër, për të cilën është ngritur kallëzim i ri penal, dhe se lidhur me këtë kërkohet edhe përgjegjësi për ndotje me substanca kancerogjene, me të cilat Dudush kërcënon drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve të qytetit të Shkupit”, thuhet në njoftimin e sotëm nga Qyteti i Shkupit.

Këtyre kallëzimeve penale, sqarojnë nga aty, i paraprin një kallëzim penal për hedhje të paligjshme të bërlloqeve që ka bërë Kurto Dudush në tokën e tij private, për të cilën ka bërë marrëveshje me veten në emër të Komunës, për të cilën është kapur dhe për të njëjtën gjë u shqiptua një gjobë dhe filloi aplikimi për përgjegjësinë e duhur.

Dudush është edhe kryetar i një partie rome që është pjesë e koalicionit me Frontin Evropian të prirë nga BDI.

Banner

Related posts

Gazetari nga Tetova Urim Hasipi pyet: E çka keni bërë ju për Tetovën…??

admin

Disha: Kasami mashtron qytetarët e Tetovës – Fakturat e mbeturinave në Xhepçisht ende vijnë nga 1.200 denarë

Gjyla Halili

Ish-kandidati për president, Imer Selmani, në emisionin “24 Analizë” tregon se këtë vit fushata do të jetë më interesante me shtatë kandidatë dhe përsëritet numri i kandidatëve të vitit 2009, kur kishim nëntë kandidate

Gjyla Halili