AKTUALE

Interpelanca ndaj deputetes Ilire Dauti, sqarohen nga kabineti i kyeparlamentarit Afrim Gashi

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti seancë plenare për ta trajtuar interpelancën për punën e deputetes Ilire Dauti, kryetare e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. Seanca u mbajt në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Rregulloren e Kuvendit dhe ligjet në fuqi.
Raportimet e mediave të caktuara që sugjerojnë se rezultati i votimit të interpelancës obligon shkarkimin e zonjës Dauti janë të pasakta. Theksojmë se vota e interpelancës është shprehje e deputetëve dhe nuk ka pasoja juridike detyruese për shkarkim dhe nuk ka efekt juridik.
Emërimet dhe shkarkimet rregullohen nëpërmjet procedurave të tjera të veçanta të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit, ligjet dhe Kushtetutën.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet i palëkundur në përkushtimin e tij për ruajtjen e integritetit institucional, respektimin e ligjeve, Rregullores, Kushtetutës dhe sigurimin e transparencës në të gjitha procedurat parlamentare.

Banner

Related posts

Imerlije Saliu: VLEN e bëri realitet dëshirën e shqiptarëve për tu bërë bashkë

Gjyla Halili

Përfaqësuesit spanjollë do të votojnë kundër pranimit të Kosovës në KiE

Gjyla Halili

“Dedo Mrazat” e rrejshëm sot në Qeverinë e RMV-së!

Gjyla Halili