AKTUALE

Ferrari, drejtësia e kapur dhe non gratat…!

Shkruan: Naser Pajaziti

Sasho Mijallkov na u shfaq me Ferrari në Monte Karlo, në vend që të ishte pas grilave!

Në një shtet të së drejtës, ky njeri do të dergjej në burg për 20-30 vite, por në vend të kësaj ai sot na shet dhe na provokon me stil dhe luks, pasi që i shpëtoi një mori veprash të rënda penale, si të mos kishte ndodhur asgjë!

Ata që e shpëtuan, tashmë janë ‘Non Grata’ nga SHBA, por ironia qëndron këtu: sot, heroi i tij është një tjetër i arratisur!

Kishim shpresa tek “Lista e Zezë,” por si duket hajdutët me kollare e pushtet, të pasuruar mbi kurrizin tonë, nuk i prek asgjë dhe e kanë mësuar këtë sistem jetese. Kanë paranë në dorë, e me paranë hapin çdo derë!

Të njëjtët njerëz që na predikuan për drejtësi, reforma dhe veting, janë po ata që sot kanë ndërruar gëzofin duke menduar se janë të shpërlarë dhe të harruar nga të zezat dhe të palarat.

Andaj, pa koment, ky është vendi ku një Ferrari në Monte Karlo tregon më shumë për drejtësinë sesa fjalët e atyre që na udhëheqin!

*postim në facebook

Related posts

Grubi takon Qehajën: Ndryshimet kushtetuese të domosdoshme

admin

Besimi takim në OKB, New York – RMV pjesë e OKB-së për 30 vjet, faktor i rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë

admin

Mexhiti: Ndërmarrjet shtetërore në dorë të qytetarëve! Secilit qytetar do t’i shpërndajmë aksione në vlerë prej 10.000 euro

Gjyla Halili