AKTUALE

Mexhiti nga Saraji: Me unitet dhe vizion po ndërtojmë themele të fuqishme që garantojnë sukses për partinë tonë

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, në cilësinë e kryetarit tē Lëvizjes Demokratike, ka zhvilluar sot një takim me strukturat partiake në Saraj.

Në këtë takim, mes tjerash, është diskutuar edhe për zhvillimet aktuale politike dhe hapat për forcimin e LD-së.

Ja postimi plotë:

Sot zhvillova një takim me strukturat e Lëvizjes Demokratike në Saraj, ku diskutuam zhvillimet aktuale politike dhe hapat konkretë që duhet të ndërmarrim për forcimin e organizimit dhe strukturimit të partisë.

Saraji ka një rëndësi të veçantë për Lëvizjen Demokratike, dhe përkushtimi i strukturave tona në këtë zonë është një shtyllë e fortë për garantimin e suksesit tonë të përbashkët. Me unitet dhe një vizion afatgjatë, po ndërtojmë themele të fuqishme, kështu duke garantuar sukses për partinë tonë.

Gjatë takimit, analizuam rezultatet e qeverisjes sonë, duke theksuar arritjet kryesore dhe angazhimin tonë për të avancuar me projekte dhe iniciativa që plotësojnë nevojat e qytetarëve. Po ashtu, diskutuan mënyrat për të përmirësuar më tej punën tonë, duke siguruar që çdo vendim të reflektojë interesin publik.

Ky angazhim na mundëson të kemi një qeverisje me një vizion të qartë dhe përgjegjës, të mbështetur në projekte konkrete dhe vendime që ndikojnë drejtpërdrejt dhe pozitivisht në jetën e përditshme të qytetarëve.

Forcimi i Lëvizjes Demokratike nënkupton një koalicion VLEN edhe më të fuqishëm, qeverisje më të mirë dhe cilësi më të mirë të jetës së qytetarëve!

Related posts

Izet Mexhiti me bashkëpunëtorë takon qytetarët e Vrapçishtit

admin

Mexhiti nga Kumanova: Kemi ilaçin më të mirë për këtë keqqeverisje

Gjyla Halili

PAS LUFTËS SË VITIT 2001, BDI DHE MBI 20 PARTI POLITIKE SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT

Gjyla Halili