MICKOSKI: NENET 9 DHE 10 TË LIGJIT PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE DO TË NDRYSHOHEN
Edhe pse refuzoi ta nënshkruajë dekretin, për Ligjin për Mbrojtje të Fëmijëve pasi amendamentet e votuara përmbajnë disa dispozita kontestuese duke ju referuar amendamenteve për licencat në dy gjuhë, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot sqaroi vendimin për veton, thotë se nuk ka pasur për qëllim të përdorë veton për të fyer ndonjë gjuhë apo komb dhe as nuk është udhëhequr nga këshilla partiake. Ajo thotë se këtë nuk e ka bërë triumfalisht por para se ta dorëzojë dekretin në Kuvend, me të cilin kontestohen nenet 9 dhe 10 të ligjit, për mendimin e sasj e ka njoftuar Qeverinë dhe ministrat kompetentë.
“Me përgjegjësi pohoj se jam udhëhequr nga Kushtetuta, Ligji për gjuhën maqedonase, i cili duket se është ende i panjohur për shumëkënd, amendamenti 5 i Kushtetutës dhe një ligj tjetër – Ligji për përdorimin e gjuhëve. Respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve është obligim themelor i secilit prej nesh, në fakt unë jam i detyruar t’i respektoj. Unë nuk jam ligjvënës, nuk do të propozoj zgjidhje, nuk jam gjykatë kushtetuese, ndaj nuk do ta vlerësoj me veto, thjesht bëra një thirrje për të rishikuar edhe një herë nenet 9 dhe 10″ – tha Siljanovska.
Siljanovsika thotë se nuk është përdorur formulimi “gjuha që flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve”, siç e kërkon Kushtetuta dhe ligjet. Në zgjidhjen ligjore, siç thotë ajo, thuhet se licencat për të punuar në fushën e mbrojtjes së fëmijëve jepen në gjuhën maqedonase dhe shqipe.
“Në nenet 9 dhe 10 ka dispozita që mendoj se përbërja parlamentare duhet t’i rishqyrtojë ose t’i lexojë edhe një herë, në fakt për këtë quhet akt dekret, kështu që vetëm po tregoj, nuk gjykoj dhe nuk po bëj një vendim përfundimtar. Deputetët kanë fjalën e parë dhe të fundit, nëse vendosin ta ruajnë këtë zgjidhje unë do të duhet të firmos ligjin” – tha Siljanovksa.
Nga ana tjetër, edhe Kryeministri Hristijan Micksoki mbeshtet qëndrimin e presidentes Siljanovska, duke theksaur se do të bëhen korrigjime te nevojshme në ligj për të siguruar që ky akt të jetë në përputhje të plotë me Kushtetuën dhe ligjin për gjuhët, sic thotë ai, për t`ju shmangur çdo paqartësie dhe interpretim të gabuar. Sipas tij, nenet 9 dhe 10 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin për gjuhët dhe do të korrigjohen.
“Siç jam informuar, bëhet fjalë për nenet 9 dhe 10 të të njëjtit ligj dhe ato dy nene janë ashtu siç janë formuluar në kundërshtim me kushtetutën por edhe në kundërshtim me ligjin për gjuhët, ndaj mendoj se është rutinë dhe formalite, do të korrigjohen dhe do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin për gjuhët dhe do të kthehen në procedurë parlamentare. Pres një aprovim të suksesshëm. Përndryshe dihet, gjuha zyrtare në të gjithë territorin është gjuha maqedonase, por të gjithë ata në në rastin e shqiptarëve ata që duan dhe kërkojnë që formulari dhe licenca të jenë në gjuhën shqipe, do të jetë e formuluar saktë, sipas kushtetutës dhe ligjit për gjuhët, sigurisht që do ta kenë këtë të drejtë” – tha Hristijan Micksoki.
Lidhur me veprimin e presidentes reagoi Bashkimi Demokratik për Integrim ku sipas tyre, ky është një sulm ndaj vlerave të një shteti të përbashkët. Partia e majta kërkon nga qeveria aktuale që tërësisht ta tërheqë këtë projektligj nga procedura. Në të njejtën vij shprehen nga LSDM-ja. Sipas Ligjit, nëse presidentja vendos mos të nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit, Kuvendi e rishqyrton ligjin në përputhje me Rregulloren e Punës, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të tij. Gjatë rishqyrtimit të ligjit, amendamentet mund të sillen vetëm në lidhje me nënshkrimin e presidentit të shtetit. Nëse gjatë rishqyrtimit Kuvendi e miraton ligjin me së paku 61 vota, kryetarja Siljanovska-Davkova është e obliguar ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e tij. /tvklan.mk/