Agron PREBIBAJ
Shqipëria tashmë në UNESCO tre herë, e nisur me Polifoninë Labe me plotë tinguj e ndjenjë, pasuam me Xhubletën veshje e vajzës e gruas malësore, e pasuar po me tinguj ritmikë muzikorë me “Kcimin i Tropojës”, çfarë do të thotë se po marrim, vlerësimimin për ato që na përkasin ne si komb. Dr. Rovena Vata si koordinatore për vlerat e “Kcimit të Tropojës”, citon: “Ai është k’cim me vlera artistike, pra “Kcimi i Tropojës” nuk është valle, por është para vallës, pra Kcim. E veçanta e këtij Kcimi është fakti se kcehet e shoqëruar me elemente paramuzikor, si gurë apo rrasa etj.
“Kcimi i Tropojës” është gjithëpërfshirës, në harmoni, shpreh gëzim, komunikim, solidaritet, qytetari, estetikë”! Por Mjeshtri i Madh z.Skender Haklaj, përsonaliteti me shkëlqim i cili parakalon secilin artist, profesor të botës së kulturës e artit shqiptarë që nuk është mjaftuar me arritjet si korograf e profesionist i valles apo “kcimit të Tropojës”, asaj shqiptare, por vrapoi me dashuri, përkushtim e vetëbindje profosionale në përmbi 12 vite drejt UNESCO, për vallen e bukur energjiko-ritmike-qiellore, vitale shqiptare, atë të Tropojës, derisa arriti ta kurorëzojë zyrtarisht si vallen shqiptare e cila përcjell gëzim, harmoni e bashkim shpirtëror, tashmë pasuri e njerëzimit.
Ne kemi mjeshtra të mëdhej në muzikë, kulturë, art etj, por nuk kemi njerëz që vrapojnë me nerv shqiptari-njerëzor e profesional për të bërë të vetën atë çfarë e kemi tonën, nuk kemi as mbështetje instucionale nga Ministria e Kulturës, ndaj kjo e veçon individin me karekterin e fortë e këmbëngulës me argumenta shkencorë, ndaj secilit profesor, mjeshter e akademik që hesht e nuk guxon të lobojë nëpërmjet vrapimit shpirtëror të një artisti që adhuron mëshirshëm për kombin. Kombet të medhej bëhen më mendimtarë, kalorës lirie (çlirimtarë), artistë e shkënctarë, nobelistë e shënjëtore, ndaj dhe këta ja kanë për detyrë kombit ta nxehin edhe dellin e atdhedashurisë në betejën e paqtë të gjithçkaje për ta bërë nderkombtarisht të tyre atë çfarë ju përket kombit të tyre.
Por mesa duket keta burra intelektualë të të gjitha fushave nuk e nxehin gjakun as nervin, pasi presin se organizatat botërore, do vijnë e na thonë: “na tregoni ju Shqiptarë, sa burra e gra të mirë jeni, çfarë keni bërë, etj”?
Ndërsa këtë hap kalorësi e mori individualisht, Mjeshtri i Madh Skender Haklaj, duke marrë mbeshtetjen e Dr.Rovena Vata – kryesuese në plotësimin e dosjes për UNESCO, pjesa shkencore, plotësimi i formularit, vëndosja e kontaktit me komunitetin në të gjitha qytetet e Shqipërisë, përgatitjen e letrave të mbështetjes nga shoqatat mbarëshqiptare në botë.
Dr.Rovena Vata kishte rolin koordinues, konsulent, ekspert dhe kërkim shkencor, e cila do finalizohej me zyrtarizimin e “Kcimi i Tropojës” pasuri e njerëzimit.
Ndërsa Mjeshtri i Madh Kole Susaj e ka vlersuar Mjeshtrin Skender Haklaj; “Kalorësin Akademik të kombit”, një personalitet i rrallë shqiptar!