AKTUALE

Një stuhi e madhe ka përfshirë Mekën dhe Medinën, si është gjendja e Umrexhinjve nga Maqedonia?

Një stuhi e madhe ka përfshirë pjesë të Arabisë Saudite, përfshirë Mekën, duke shkaktuar përmbytje në disa zona. Fotot nga periferia e qytetit tregojnë automjete pothuajse tërësisht të përmbytura.

Shërbimi Meteorologjik i Arabisë Saudite ka lëshuar një alarm të kuq për Mekën, Medinën dhe qytetin port Xheda, i cili gjithashtu ishte vendi i një përmbytjeje katastrofike në vitin 2009, ku humbën jetën mbi 100 persona.
Pamjet tregojnë banorët duke braktisur makinat e tyre në rrugë për t’u larguar në vende të sigurta.

Departamenti i Arsimit në Medinë ka publikuar foto të punëtorëve që riparojnë energjinë elektrike dhe kondicionerët, si dhe që largojnë ujin e grumbulluar.

Në Dubai, përmbytjet kanë përfshirë aeroportin dhe shumë rrugë përreth, duke çuar në anulimin e dhjetëra fluturimeve.

Në kohën kur po ndodhin këto stuhi, në Arabinë Saudite gjenden relativisht numër i madh i qytetarëve nga Maqedonia e Veriut.
Nga BFI e Maqedonisë thonë se në bazë të informatave të para, Umrexhinjtë nga Maqedonia janë shëndosh e mirë.

“Ne nuk jemi organizatorë të Umres, sepse ato organizohen kryesisht nga kompani private si nga vendi, poashtu edhe nga diaspora. Megjithatë po interesohemi vazhdimisht për gjendjen e tyre. Por në bazë të informatave nga kontaktet e para që kemi realizuar, të gjithë Unrexhinjtë nga vendi ynë janë shëndosh e mirë”, thonë nga BFI për portalin Lideri.mk.

“Këto janë informacionet e para jozyrtare, kurse për çfardo informacione të teja eventuale, ne do ta informojmë opinionin me kohë”, kanë shtuar nga BFI./Lideri

Related posts

Keqpërdoren 2.2 milionë euro para të BE-së! Ambasadori Gir pa koment, Dimova me akuza ndaj Zoran Zaevit

Gjyla Halili

Të gjithë bashkë janë shumë pak…!

Gjyla Halili

Bujar Osmani tregon se çfarë do të diskutohet sot në mbledhjen e BDI-së(VIDEO)

admin