AKTUALE

Heqja e balancuesit me pasoja/ Ndalohet punësimi i shqiptarëve në Likovë, reagon Erkan Arifi

Heqja e mekankzmit të Balancuesit sjell rezultatet e para në dëm të shqiptarëve. Si pasojë e këtij vendimi të marrë nga Gjykata Kushtetuese, Komuna e Likovës është obliguar që ta anulojë një konkurs të shpallur nga Ndërmarrja Publike “Pishat”, në të cilën kërkoheshte punësimi i 4 shqiptarëve.

Për këtë foli kreu i Komunës, Erkan Arifi.

Kjo temë u bë nacionale dhe kundër punësimit të shqiptarëve kishte reaguar dit më parë edhe Ministri i Administratës, Goran Minçev.

“Ligji është i qartë – punësimi në sektorin publik duhet të jetë i bazuar në kualifikim, kompetencë dhe transparencë, dhe jo në bazë të etnisë ose diskriminimi tjetër”,deklaroi Minçev.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese më 9 tetor 2024 me shumicë votash vendosi për shfuqizimin e Balancuesit, i cili deri tani ka rregulluar përfaqësimin e drejtë të komuniteteve në administratën shtetërore. Pas këtij vendimi, për punësimet në administratën publike nuk do të mbahet llogari për përkatësinë etnike. Vendimi për shfuqizimin balancuesit i përplasi partitë politike në vend. Fronti Evropian e quajt këtë vendim të motivuar politikisht dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit. Koalicioni opozitar kishte alarmuar dhe paralajmëruar se do të jenë të shumta rastet si kjo e Likovës. Koalicioni VLEN nga ana tjetër tha se këtë instrument do ta zëvendësojnë me një Ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat I cili ende nuk dihet se në cilën faze është. /tvklan.mk/

Related posts

Komuna e Kërçovës strehon 30 familje rome në banesa të reja. Projekti u mbështetë nga programi IPA Fonde të BE,së…

Gjyla Halili

Naser Zyberi apel Qeverisë dhe Kuvendit! “Të sillet ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat”

Gjyla Halili

Joe Biden shton sanksionet për zyrtarët e Ballkanit Perëndimor

Gjyla Halili