AKTUALE

Komuna Çair në përfundim e sipër të konsultimeve për aplikimin e projekteve për vitin 2025

Jemi në përfundim e sipër të konsultimeve për aplikimin e projekteve për vitin 2025, një proces që kërkon analizë të thelluar dhe koordinim të ngushtë ndërmjet të gjitha sektorëve të Komunës së Çairit. Së bashku me sekretarin e komunës, Faruk Nevzati, dhe përgjegjësit e sektorëve, sot kemi shqyrtuar me kujdes të gjitha detajet teknike dhe administrative për projektet që planifikojmë të realizojmë këtë vit.

Këto takime synojnë të rrisin ndikimin e investimeve dhe të sigurojnë mbështetjen për iniciativat që plotësojnë nevojat e qytetarëve tanë. Jam i bindur se puna jonë ekipore dhe qasja strategjike do të vazhdojnë të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të komunës sonë.

https://www.facebook.com/share/p/15pB5hb4qG/

Banner

Related posts

A do të ketë zgjedhje parlamentare këtë vit, ja çka thotë Mickoski?!

Gjyla Halili

Kovaçevski: Kthimi i VMRO-së në pushtet – fundi i perspektivës Evropiane!

Gjyla Halili

Analizë nga Gazzetta Journal: Mundësia e lirimit të Hashim Thaçit nga të gjitha akuzat për krime lufte

Gjyla Halili