AKTUALE

Regjim i posaçëm trafiku në Shkup për shkak të manifestimeve të Buzmit

Banner

Regjim i posaçëm i komunikacionit do të vendoset sot në zonën e qytetit të Shkupit, ku do të mbahen disa manifestime me rastin e festës së Buzmit.
Manifestimi i Buzmit do të mbahet në pllajën e Kishës katedrale Shën Kliment i Ohrit, si dhe manifestimi i Krishtlindjeve me trasën e lëvizjes nga godina e komunës së Kisella Vodës nëpër rr. “Petar Dejlan”, në të djathtë në rr. Boris Trajkovski”, në të majtë nëpër bul “Makedonija”, në vazhdim në rr. “Shën Kirili e Metodi” deri para Muzeut të qytetit të Shkupit, pastaj në rr. “Makedonija”, në vazhdim deri në sheshin “Makedonija” ku do të mbahet manifestimi qendror.

“Për këto arsye, Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor do të marrë masa për devijimin e trafikut si dhe masa për regjim të posaçëm të trafikut në rrugët ku do të lëvizin kortezhet e Krishtlindjeve dhe përreth objekteve fetare”, informojnë nga SPB Shkup.

“Njëherit, apelojnë te të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion të respektohen rregullat të cilat do t’i japin nëpunësit policor.

Banner

Related posts

LSDM: Qytetarët nuk harrojnë se si u duk kur Gruevski na solli në fund

Gjyla Halili

Prolongohen dy fluturimet në aeroportin e Shkupit

Gjyla Halili

Marrëveshja BDI & ASH-Sela për listat e përbashkëta drejt finalizimit?

Gjyla Halili