AKTUALE

MBLEDHJE E RREGULLT NË  MEDRESENË ISA BEU PAS PËRFUNDIMIT TË GJYSËMVJETORIT TË PARË

Më 04.01.2025, në ambientet e Medresesë Isa Beu – Shkup, u mbajt mbledhja e rregullt e gjysëmvjetorit të parë të vitit shkollorë 2024/25, ku u raportua për punën gjatë këtij gjysmëvjetori. Në këtë mbledhje, të cilën e drejtoi drejtori dr. Islam Islami morën pjesë edhe dr. Abdulkerim Iseni, shefi i kabinetit të Reisul-Ulemasë h. hfz. Shaqir ef. Fetai si përfaqësuesi i tij, koordinatorët e paraleleve të shtrira dhe anëtarët e këshillit të profesorëve.
Në fjalën e tij, drejtori Islami, fillimisht përshëndeti të pranishmit dhe theksoi rëndësinë e kësaj mbledhje që tregon përkushtimin dhe angazhimin e drejtorisë dhe të stafit edukativ arsimor në implementimin e planprogrameve mësimorë si dhe përpjekjet e tyre për avansimin e metodave mësimore, me qëllim të ngritjes së nivelit edukativ arsimot të nxënësve.
Pas shterimit të rendit të ditës së kësaj mbledhje, drejtori Islami konstatoi se ky gjysëmvjetor ishte i suksesshëm dhe me një angazhim edhe më të madh do të vazhdojë në periudhën e arshme. Drejtori poashtu falemnderoi koordinatorët e paraleleve të shtrira të Medresesë në Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Shtip, profesorët dhe profesoreshat të cilët japin mundin e tyre për këtë vatër të dijes dhe edukimit, duke mos haruar edhe kontribuesin më të madh, Kryetarin e Bashkësisë Islame të RMV-së, Reisul-Ulemanë h. hfz. Shaqir Fetain, i cili me angazhimin e tijë maksimal, mbështetë çdo iniciativë dhe projekt të këtij Institucioni të rëndësishëm për BFI-në dhe besimtarët mysliman në përgjithësi.
Në fjalën e tij, shefi i kabinetit të Reisul-Ulemasë, dr. Abdulkerim Iseni, në emër të Reisul-Ulemasë, përshëndeti këtë mbledhje, drejtorin e Medresesë dhe këshillin e profesorëve, duke i urruar për punën e tyre të vazhdueshme në ngritjen e vetëdijes morale dhe edukative mësimore të nxënësve, duke theksuar se ndihet i lumtur që në mbledhjet e Medresesë flitet vetëm për suksese, arritje dhe sjellje të mirë të nxënësve.

Related posts

Vjosa Osmani sot bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit

Gjyla Halili

KËRÇOVËN DUHET TA FITOJË ALI AHMETI E JO HRISTIJAN MICKOSKI

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi shpalos programin për arsim

Gjyla Halili