AKTUALE

HATME NË FSHATIN RADIOVCË

Sot më datë 05.01.2025 (e diel), në Xhaminë e fshatit Radiovcë, u realizua solemnitet fetar me rastin e përfundimit të leximit të Kur’anit Fisnik-hatme nga nxënësit e mektebit që e ndjekin mësimbesimin fetar në këtë xhami tek mualimi, Rejhan ef. Memeti.

Në këtë manifestim përpos xhematit, prezantoi edhe Myftiu i Myftinisë së Tetovës Dr. Hfz. Selver ef.Xhemaili me bashkëpunëtorët e tij, hoxhallarë të Myftinisë etj.

Në fjalimin e tij, Myftiu përshëndeti të pranishmit duke theksuar se puna me nxënësit dhe edukimi i tyre është trashëgimia më e madhe që një prind mund t’i lë fëmijëve të tij dhe se kjo është një sunet nga sunetet profetike.

Programin e moderoi sekretari i Myftinisë, Semir ef. Fazliji, ndërsa duanë e hatmes e bëri imami i fshatit Miletinë, hfz. Besir ef. Hamidi.

Në fund të programit, mualimit Rejhan ef. Memeti, iu dhurua një plaketë në shenjë mirënjohje për punën e bërë, si dhe u bë shpërndarja e diplomave nga ana e Myftiut për nxënësit ë kishin kryer leximin e Kur’anit Fisnik (hatme).

Nxënësve, Zoti ju dhëntë suksese edhe në të ardhmen.
Mualimin, Zoti e begatoftë me të mirat e tij.

Një falenderim të veçantë për këshillin e xhamisë si dhe imamin, Esat ef. Memeti për organizimin e mrekullueshëm.

Related posts

Sondazhi i MKD: Taravari “i pa shpresë”, fitues tek shqiptarët del Osmani

Gjyla Halili

Në Negotinë dhe Demir Kapi ka filluar votimi për president të shtetit dhe deputetë

Gjyla Halili

Fatmir Dehari takim me mërgatën kërçovare në Vjenë: Prezantim i vizionit për Kërçovën

Gjyla Halili