Sot, 4 Janar (e shtunë), në fshatin Lisec të malësisë së Tetovës, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Muftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, Muftiu i Shtipit, Mr. Nasir ef. Rexhepi, drejtorët e sektorëve të Rijasetit dhe imamlerë të shumtë të territorit të Muftinisë së Tetovës, të mikpritur nga ana e Imamit të xhamisë Arsim ef. Idrizi dhe xhematit të kësaj xhamie, mori pjesë në programin e nxënësve të mektebit të kësaj xhamie me rastin e përfundimit të leximit të Kur’anit Fisnik.
Fillimisht, të pranishmit i përshëndeti Muftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver Xhemaili i cili në veçanti falenderoi prezencën e Reisul Ulemasë dhe kabinetit të tij.
Në fillim, imami i kësaj xhamie Arsim ef. Idrizi ju dëshiroi mirëseardhje të gjithve në këtë program modest.
Më pas, në mënyrë të shkëlqyer nga nxënësit e mektebit u lexua përmendësh e tërë sureja Jasin.
Fjala e rastit padyshim që i takoi Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili pasi falenderoi Zotin dhe dërgoi përshëndetje mbi figurën më të ndritshme të njerëzimit, mbi Muhammedin a.s., theksoi se ndjehet tejet i lumtur që sot gjendet në mesin e besimtarëve të fshatit me lartësinë më të madhe mbidetare në vend dhe rajon.
Liseci dhe ky xhemat kanë dëshmuar edhe në kaluarën se dinë të japin kontribut si në aspektin fetarë, po ashtu edhe në atë kombëtarë, duke qenë gjithmonë të gatshëm për të sakrifikuar në rrugë të Zotit dhe vatanit.
Këta margaritarë të cilët sot performuan para nesh, janë dëshmi e një pune të palodhshme të mualimit Arsim ef. Idrizi, i cili me metodologjinë e tij dhe në koordinim me Muftiun Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, dëshmuan se edhe në viset më të larta Islami jeton dhe se zëri i tij do të vazhdojë të jehojë.
Fjalë përshëndetëse pati edhe mysafiri nga Shqipëria, z. Ylli Mazari dhe hoxhë Zejnulla Jusufi.
Namazit të drekës i priu Muftiu i Shtipit Mr. Nasir ef. Rexhepi.
Në fund të programit, nga ana e Reisul Ulemasë dhe Muftiut u bë shpërndarja e diplomave, si dhe mualimit në shenjë mirënjohjeje iu dorëzua një plaketë.
Allahu ju bekoftë!