AKTUALE

Ageler: Provat për Grubin tanimë janë të kapshme për autoritetet e vendit

Ambasadorja amerikane Anxhela Ageler ka deklaruar se është e kënaqur që ish zëvendëskryeministri Artan Grubi është në listën e zezë të SHBA-së.

Ajo në podkast thotë se për rastin që ai është i shënuar nga autoritetet amerikane, provat janë të kapshme për autoritetet e Maqedonisë, por siç tha, ata nuk janë organi i përndjekjes.

“Provat janë këtu, shumica e tyre, jo të gjitha. Mund të hapet çështje nga ajo që është në dispozicion këtu dhe në rajon dhe kjo është ajo që ne si ambasadë shpresojmë se do të ndodhë, por gjithashtu ne nuk jemi autoritet përndjekës. Unë nuk do të hyj në shtëpinë e askujt, por shpresoj që kjo të nxisë veprim dhe mund të them se emrat e fundit në listën e zezë kanë shkaktuar vërtet reagim”, thotë Ageler.

Banner

Related posts

BDI: VLEN nuk mund të fitojë pa ndihmën e të tjerëve

Gjyla Halili

Blerim Bexheti: Dikur e sabotonin sot e promovojnë programin tim, asgjë tjetër përpos turizëm plotik

admin

Fjalët përfundimtare në procesin gjyqësor për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

admin