OPINIONE

LEXIMI I KURANIT FISNIK NË RRUGËN E PROGRESIT  MENDORË

Shlruan:
Taxhudin Hamidi

Të gjithë kemi dëgjuar nga interpretues të denjë të interpretimit të fjalës së Zotit të madhëruar se Kurani është i lehtë për ta mësuar dhe kuptuar.

Pasi nuk është prozë as poezi dhe në të ka fjalë të vështira që nuk mumdesh ti gjesh në libra të tjera dhe romane, megjithate struktura e teksteve kuranore është e ndryshme nga struktura e teksteve të librave që i kemi lexuar.

Zoti i madhërishëm në suren Al Kamer ajrti 17 thotë:
“Dhe ne e bëmë Kuranin të lehtë për tu përmendur, a ka ndokush që e përkujton atë”.

Ibën Kethir në tefsirin e tij thotë:
“Ne i’a kemi bërë të lehtë kutimin atij që dëshiron”.

Kurani ka të folurën më të mirë në formulimin e tij me të vërtetën në kuptimin dhe më të qartë në intrrpretimin e tij.

Më së miri e lexojnë dhe e mëfojnë ata që janë të përgaditur me imanin dhe besimin e tyre.

Kështu që për secilin që i afrohet Kuranit Zoti do të i’a plotësojë atë që kërkon dhe çdo gjë që mundohet ta kuptojë duke përfshirë atë që është e lejuar dhe duke e ndaluar atë që është haram.

Dispozitat e urdhërave dhe ndalesave dhe dispozitat e dënimit dhe predikimit, mësimet e dobishme dhe lajmet e vërteta.

Kurani mësimi dhe interpretimi i tij është dituria më e çmuar.

Është ditura e dobishme që nëse robi e kërkon do të ndihmohet, sepse në ajetin e cituar më lartë Allahu thotë a ka ndokush që kërkon dituri dhe a ka dikush që i drejtohet atij dhe ta përkujtij atë dhe a ka njeri që përkujton.

Në këtë verset të sures Al Kamer,
Allahu xh.sh vërteton mekanizmat e lehtësimit të çdo kurikulumi të programit mësimor për të mësuar dhe interpretuar Kuranin.

Padyshim se mësimi dhe të kuptuarit e tij dhe mendimi rreth tij është i lehtë, atij që dëshiron të mësojë e don leximin e tij dhe dëshiron të përfitojë dijen e tij.

Sa i përket atij që nuk pranon Kuranin largohet nga leximi i tij dhe shpërqëndrohet prej tij Zoti nuk i’a lehtëson gjërat e lehta por i’a vështirëson ato dhe i’a bën të mërzitshme dhe në të kundërtën ai i cili kënaqet duke studiuar duke lexuar dhe studiuar atë dhe e ben të dashur obsesiv, madhështor në familjen e tij dhe më pas në programet pedagogjike arsimore.

Zemra dhe mendimet e njeriut i cili është i preokupuar me mendimet obsesive që i hodhi filozofia dhe letërsia devijante dhe i’a vështirësoi kuptimin e lehtë dhe e bëri që gjërësia dhe hapsira e Kuranit të ishte e ngushtë për të !!

Sot njerëzit edhe pse largohet, distancohen nga leximi dhe interpretimi i Kuranit nuk janë në gjendje të kundërshtojnë atë me diçka të ngjajshme, Kurani është mrekulli dhe sfida dhe jo kombinime të pakuptueshme me qëllim që ti ndërlikojnë njerezit dhe të i mashtrojne në atë që nuk kanë njohuri.

Kush do që e do librin e Zotit, e do leximin e tij dhe e pranon atë Zoti do ti hapë sukseset atij në rrugët çfarë të dojë dhe ta mësojë dhe meditojë atë.

Ndërsa sa i përket atij që nuk pranon librin e Zotit dhe e sheh mësimin dhe leximin e tij monoton dhe të ndërlikuar atij i mbyllen dyert e pushtimeve në sferat e kuptimit dhe interpretimit dhe ai nuk kënaqet me atë që u’a dhuron njerëzve përmes Kuranit.

Megjithatë shumica e fjalëve të Kuranit janë të lehta dhe të njohura dhe shumica e njerëzve dinë.

Kurani është unik në llojin e tij dhe asgjë nuk i ngjan atij.

Dhe asgjë nuk i ngjan atij si poezia, proza dhe tregimet sepse Kurani nuk është nga këto lloje dhe kjo është kështu sepse Kurani është pjese e madhështisë, qartësimit dhe e elekuencës me dimenzione të sistemit të integrimit të hidajetit për tërë globin.

Leximi i Kuranit është një nga aspektet e mbrekullive të Kuranit famëlartë.

Për ta vërtetuar këtë fakt sot në botën larg arabisë mësojmë se me miliona fëmijë nxënës, student njerez me vullnet privat mësojne librin e Zotit, nëse doni edhe në komunitetin shqiptar musliman nuk mund të gjeni shtëpi e cila së paku nuk posedon dy tre apo katër elzemplar të Kuranit famëlartë.

Pra, kuptojmë qartë se bota e leximit të kuranit shtohet vazhdimisht kur më me shumë entuziazëm dhe dashuri mësuam lajmin nga bashkësia fetare islame e kosovës se më ka përfunduar ribotimi i kurani i madhërishëm.

Kuptimet e tij në gjuhën shqipe mbështetur në përkthimin e Sherif ef. Ahmetit.

Shpresojme që ky ribotim i Kuranit si fjalë e Allahut i cili në formën e shpalljes i’u dërgua Profemtit a.s, Xhebraili i’a zbriti për ta orientuar drejt në besimin në një Zot dhe për ti larguar njerëzit nga injoranca dhe për ti çuar në rrugën e drejtë.

Në rrugën e njerëzimit, në rrugen e progresit dhe emancipit dhe presperitetit shoqëror.

Leximi i kuranit një nevojë e kohës.

(xhxhxh!)

Related posts

Kulla: Ali Ahmeti është personaliteti më i madh që e ka prodhuar historia e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

ALI AHMETI UDHËHEQËSI I MADH I POPULLIT, ATDHEUT DHE KOMBIT

Gjyla Halili

Ali Ahmeti – hero i gjallë – i sakrificës dhe i luftës

Gjyla Halili