AKTUALE

Ekonomia parashikohet të zgjerohet me 3.9 % në 2025-ën

Banner

Ekonomia e vendit parashikohet të zgjerohet me rreth 3,9 përqind në vitin 2025, e mbështetur nga kushtet e favorshme ekonomike, veçanërisht nga ecuria mjaft e mirë e sektorit të turizmit dhe aktivitetit të ndërtimit.

Gjatë periudhës afatmesëm 2025-2027, rritja parashikohet të vijojë trendin pozitiv me mesatarisht në nivelin 3,9% në vit, ndikuar nga zhvillimet e ekonomisë së brendshme dhe pritshmëritë për ekonominë globale dhe veçanërisht atë të Bashkimit Evropian.

Aktiviteti ekonomik do të vazhdojë të mbështetet kryesisht nga kërkesa e brendshme, nga rritja e mëtejshme e konsumit privat, ashtu edhe nga investimet në infrastrukturë si dhe zhvillimi i sektorëve strategjikë si turizmi.

Në buxhetin e vitit 2025, programimi i të ardhurave buxhetore bazohet në përmirësimin e administrimit fiskal dhe minimizimin e informalitetit ne ekonomi.

Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 754,6 miliardë lekë ose 28,8% e PBB.

Krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen me rreth 40,6 miliardë lekë ose 0,2% e PBB më shumë.

Programimi i të ardhurave buxhetore bazohet në përmirësimin e administrimit fiskal dhe minimizimin e informalitetit në ekonomi.

Banner

Related posts

Në Shkup dje janë sanksionuar 125 shoferë për kundërvajtje në komunikacion

Gjyla Halili

Kovaçevski, Shekerinska dhe Osmani takojnë Kurtin në Shkup

Gjyla Halili

BDI: Shqiptarët nuk pranojnë vasalë, por zgjedhin vetë përfaqësuesit tyre

Gjyla Halili