AKTUALE

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – SË REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI MORI PJESË NË MBRËMJEN KURA’NORE NË TETOVË

Sot, 2 Janar 2025 (e enjte), Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Sekretari Gjeneral H. Irsal ef. Jakupi, Muftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, Muftiu i Shtipit, Mr. Nasir ef. Rexhepi, atashehu për çështje fetare pranë ambasadës Turke, H. Mustafa Bodur, drejtorët e rijasetit të BFI – së, mori pjesë në mbrëmjen Kur’anore të realizuar në pallatin e kulturës në Tetovë për nderë të Natës së Regaibit.

Në prezencë të një numri të madh të hoxhallarëve, profesorëve, profesoreshave, mysafirëve nga qytetet e ndryshme, në sallën e mbushur plot e përplot të pallatit të kulturës në Tetovë u realizua me sukses programi “Mbrëmje Kur’anore”.

Programi, kryefjalë e së cilës ishte Kur’ani Famëlartë, u hap me fjalën mirëseardhëse të Muftiut të Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili.

Fjala e rastit padyshim që i takoi kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili fillimisht përshëndeti të pranishmit dhe më pas në emrin e tij personal dhe në emër të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së dhe institucioneve të saja, uroi të gjith besimtarët muslimanë me rastin e fillimit të Tre Muajve të Bekuar.

Në vazhdim, Reisul Ulema foli për vlerën dhe rëndësinë që ka muaji të cilin sapo e kemi filluar, duke vënë në spikamë faktin se besimtari duhet që gjatë këtij muaji të përpiqet maksimalisht ta ushqejë veten me fjalën e Zotit ashtu që ta presë Muajin e Kur’anit me një shpirt të kristalizuar të devotshmërisë. Mu për këtë, Bashkësia Fetare Islame në bashkëpunim me Muftininë e Tetovës, sonte në këtë natë të madhe të Regaibit, u munduan të sjellin para xhematit të Muftinisë së Tetovës lexuesit më të bukur të Kuranit Fisnik.

Më pas fjala u takoi hafizëve të cilët me zërin e tyre të mrekullueshëm depërtuan thellë në zemrat e ndëgjuesve, duke i bërë ata të ngriten në nivelet më larta të përjetimit shpirtërorë të fjalës së Allahut Fuqiplotë.

Lexuesi i parë i kësaj mbrëmje ishte Hfz. Idriz ef. Osmani, drejtor i institut të hifzit – Tetovë.

Lexuesi i dytë ishte Hfz. Xhelal ef. Kaloshi, Imam në Xhaminë ASR e.V – Ingolstadt, Gjermani.

Lexuesi i katërt dhe i fundit ishte Kurra Hafiz Erhan Mete, Imam dhe Hatib i Xhamisë Eyup Sulltan – Stamboll.

Në fund pasoi shpërndarja e mirënjohjeve për lexuesit nga ana e Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe Muftiut të Tetovës Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili.

Allahu ju bekoftë!

Related posts

Mot jostabil gjatë kësaj jave, priten reshje shiu dhe bore

admin

Rama dhe Berisha “kokë më kokë”, kreu i PD proteston para parlamentit, kryeministri konferencë për shtyp në orën 17:00…

admin

Pendarovski në Zhelinë: Në mandatin e parë i trajtova njejtë të gjithë qytetarët, pa dallim nga përkatësia etnike, kështu do të vazhdoj të punoj

Gjyla Halili