AKTUALE

Shoqata “Malësia e Madhe” – New York organizon darkë për mbledhje të fondeve për TV. BOIN në Malësi

Njofton të gjithë shqiptarët e Amerikës, bashkëatdhetarët nga të gjitha trojet etnike, bizneset, institucionet, organizatat, shoqatat, klubet patriotike dhe çdo patriot të interesuar se organizon: DARKË PËR RRITJEN E FONDEVE PËR TELEVIZIONIN BOIN.
Aktiviteti atdhetar e komunitar zhvillohet më datë 19 Janar 2025, në ora 6:30 në Restorant CIAO: 5-7, John R Albanese Pl, Eastchester, NY 10709.
Qëllimi i këtij aksioni është që të ardhurat e grumbulluara do të dedikohen plotësisht për ndertimin e objektit të ri të Televizionit BOIN në Malësi, duke ju permirsuar dhe lehtësuar kushtet për punë televizionit dhe punonjësve të redaksisë dhe më gjërë!
Ky gjest është një shpërblim i diasporës tonë karshi dritarës unike në gjuhën shqipe, e cila çdo herë ka pas dhe do vazhdoj të ketë si objektiv informimin, ruajten e gjuhës, kulturës dhe promovimin e vlerave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe jo vetem.
Tv Boin ka qënë gjithëherë i gatshëm t’i percielli të gjitha ngjarjet dhe lajmet në kohë reale nga çdo cep i Malësis por edhe nga gjitha trojet shqiptare në Mal të Zi, gjithashtu Tv Boin gjithë here ka dhënë hapësirën e nevojshme dhe me respekt të veçant ka nderuar diasporën e posaçërisht ka promovuar punën e të gjitha shoqatave Malësore në SHBA nga New Yorku deri në Californi.
Në ëmër të Shoqatës Malësia e Madhe dhe Tv Boin ju falenderojmë nga zëmra gjithë atyre që do marrin pjesë dhe do na mbështesin në këtë aksion atdhedashës dhe me vlerë të madhe kombëtare.
Zoti jua shpërbleftë .
Ju mirëpresim të gjithëve.

Në qoftë se nuk keni mundesi të merrni pjesë donacionet mund ti dergoni via zelle në: j530east86st@hotmail.com
ose përmes web faqës tonë malesiany.org

Në person drejtohu për info tek.
z.Gjek juncaj në 516-7292-2410
z.Kiko Celaj në 646-599-2066

Me respekt dhe nderime
Shoqata “Malësia e Madhe” – New York
Kryetari
Senad Lulanaj

Related posts

Nikollovski: Do ta ndërtojmë autostradën Shkup-Bllacë, prokuroria ta hetojë krimin

Gjyla Halili

Kush i la 33 punonjës në rrugë me skenaret e turpit në Ansamblin shqiptar?

Gjyla Halili

“Nga shokë në ‘armiq’”, Meriton Mjekiqi heq rripin e pantallonave dhe i tregon Rikes… Sharje e kërcënime mes tyre

Gjyla Halili