AKTUALE

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – SË REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI MORI PJESË NË MBRËMJEN KURA’NORE NË SHKUP

Sot, 01 Janar 2025 (e mërkurë), Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Sekretari Gjeneral H. Irsal ef. Jakupi, shefi i kabinetit, Dr. Abdulkerim Iseni, Muftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, drejtori i Medresesë, Dr. Islam Islami, drejtori i sektorit fetaro – arsimor, Mr. Hfz. Fejzulla Sadiki, atashehu për çështje fetare pranë ambasadës Turke, H. Mustafa Bodur, drejtorët e rijasetit të BFI – së, të mikpritur nga ana e imamit, Muharem ef. Ismaili, mori pjesë në aktivitetin kushtuar hyrjes në Tre Muajt e Bekuar, i cili u realizua në Xhaminë Isa Beu – Shkup

Programi, i cili i takoi tërësisht Kur’anit famëlartë, u hap me fjalën mirëseardhëse të Imamit të Xhamisë, Muharem ef. Ismaili ku më pas të pranishmit i përshëndeti Muftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili.

Fjala e rastit padyshim që i takoi kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili fillimisht përshëndeti të pranishmit e në veçanti protagonistët e kësaj mbrëmjeje, Hafizët e mirënjohur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht dhe më pas në emrin e tij personal dhe në emër të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së dhe institucioneve të saja, uroj gjith besimtarët muslimanë me rastin e fillimit të Tre Muajve të Bekuar.

Në vazhdim, Reisul Ulema foli për vlerën dhe rëndësinë që ka muaji të cilin sapo e kemi filluar, duke apostrofuar faktin se besimtari duhet që gjatë këtij muaji të përpiqet maksimalisht ta ngrisë veten në stade të larta të devotshmërisë, e ska dyshim se ngritja më e lartë bëhet vetëmse përmes Kur’anit, të cilën gjë ne e bëjmë sonte, duke sjellur para jush lexuesit më të bukur të Kuranit Fisnik.

Më pas fjala u takoi hafizëve të cilët me zërin e tyre të mrekullueshëm depërtuan thellë në zemrat e ndëgjuesve, duke i bërë ata të ngriten në nivelet më larta të përjetimit shpirtërorë të fjalës së Allahut Fuqiplotë.

Lexuesi i parë i kësaj mbrëmje ishte Hfz. Xhemail Nuhiju, drejtor i institut të hifzit “Hafëz Ismail Efendiu” – Shkup.

Lexuesi i dytë ishte Hfz. Armend ef. Beqiri, imam i Xhamisë së Madhe – Ferizaj.

Lexuesi i tretë ishte Hfz. Fatih Derdiyok, Imam i xhamisë Mustafa Pasha – Shkup.

Lexuesi i katërt dhe i fundit ishte Kurra Hafiz Erhan Mete, Imam dhe Hatib i Xhamisë Eyup Sulltan – Stamboll.

Në fund duanë e bëri atashehu për çështje fetare pranë Ambasadës Turke, Hfz. Mustafa Bodur.

Allahu ju bekoftë!

Related posts

Begaj: Kosova ta dëgjojë më shumë SHBA-në e BE-në

Gjyla Halili

Sot inaugurimi i Zyrës Regjionale të AUV-it

Gjyla Halili

Kryetari i AAK-së: Kurti e Nagavci t’u kërkojnë falje prindërve

admin