AKTUALE

Promovohet për herë të parë partneriteti mes Bashkësisë Fetare Islame dhe themeluesve të aplikacionit MyMosq, me Myftininë e Tetovës implementues të parë.

Sot përpara Myftiut të Tetovës, Dr.hfz.Selver Xhemaili dhe drejtorit të sektorit për Kulturë pranë BFI-së (njëherit edhe bartësit të këtij aktiviteti), Mr. Musanif ef. Rufati, iu prezantua një pjese të hoxhallarëve që gravitojnë në Myftininë tonë, aplikacipni “MyMosq” sëbashku me gjitha shërbimet dhe benefitet që i ofron.

MyMosq vepron në të gjithë Europën dhe do të shërbejë si Takvim dhe aplikacion i vetëm zyrtar i Myftinisë për njoftime zyrtare të saja dhe për të gjitha xhamitë që shtrihen në teritorin e saj.

Aplikacioni është falas në platformat iOS Store (Apple) dhe Android dhe mund ta zbritni menjëherë tani dhe të zgjidhni xhaminë tuaj.

(Shkruani: MyMosq)
Për të lehtësuar procesin e mësimit të aplikacionit, ditët ne vijim do të publikojmë edhe një video trajnim.

Përveç kësaj, themeluesit e kësaj platforme prezuantuan edhe mundësitë që takvimin e njëjtë me informacionet nga Myftinia dhe Xhamia përkatëse të mund të vendosen nëpër çdo xhami në TV, me mundësi që xhamia të ketë të siguruar sëpaku një TV dhe rrjet interneti.

I gjithë ky prezantim u bë nën udhëheqjen e disa nga themeluesit e aplikacionit të cilët janë nga Tetova dhe veprojnë në Zvicër, Amir Muaremi dhe Shaban Shabani në koordinim me sekretarin e Myftinisë, Semir ef. Fazliji.

Ky është një hap shumë i rëndësishem në ecje me kohën e digjitalizimit dhe jemi shumë mirënjohës ndaj stafit të MyMosq për shërbimet që i kanë ofruar të gjitha falas.

Related posts

Ahmeti: Grubi vetë do të tërhiqet nga të gjitha funksionet në BDI

Gjyla Halili

ORGANIZATA SHQIPTARËT E BASHKUAR NË DETROIT: MOS I MBËSHTESNI “PUÇISTËT” E GANES DHE TË KAMISHIT SE HASHIMI E KA MBYLLUR KARRIERËN E VET POLITIKE PO GJYKOHET NË HAGË PËR KRIME TË LUFTËS

admin

Komuna e Sarajit pastron oboret e xhamive në prag të festës së Bajramit

Gjyla Halili