AKTUALE

Vajzë dhe djalë në Kosovë, dy fëmijët e parë të lindur në këtë vit

Vajzë dhe djalë janë dy fëmijët e parë të lindur në vitin 2025. Të dy këto lindje janë realizuar në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Pas ndërrimit të motmoteve për vizitë aty ishin kryeministri Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Vizituam dy nëna, të cilat kanë lindur dy foshnje ne këtë nderrim motmotesh. Zonja Teutë ka lindur vajzën Poemën, ndërkaq zonja Fortesa ka lindur djalin Diamantin. Të dy nënat dhe të dy foshnjet janë shumë mirë me shëndet. Dhe ne ju uruam mbarësi dhe jetë të gjatë bashkë me familjet e tyre”, tha kryeministri Albin Kurti.

Kurti shtoi se qeveria e tij ka pasur në fokus nënën dhe fëmijën. Sipas tij, është vitale për të ardhmen investimi për këto kategori.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj tha se gjatë këtij viti do të fillojnë së funksionalizuari shërbime të reja.

“Presim që gjatë vitit 2025 qe të kemi suksese në vazhdimësi, gjithsesi në përkujdesje dhe në trajtim të pacientëve. Kemi disa shërbime të reja qe presim për vitin 2025 qe do të fillojnë, faktikisht kanë filluar por do të zhvillohen edhe do të presim edhe rezultatet e para qe në fillim të vitit 2025”, theksoi ai.

Banner

Related posts

579 vjetori i Besëlidhjes Arbërore të Lezhës/ Ahmeti: Bashkë të pathyeshëm rreth idealeve tona kombëtare

admin

Emërohen anëtarët e rinj të Komisioneve Komunale Zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025

Gjyla Halili

Biznesmeni kërçovar Ngadhnjim Sadiku hap pikën e radhës të pompës së benzinës në Zvicër, pritet investim në vendlindje

Gjyla Halili