Sot 30.12.2024 në hapësirat e Medresesë Isa Beu në Shkup në organizim të sektorit të botimeve dhe nën patronazhin e kryetarit të Bashkisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai u bë promovimi i 12 titujve të botuar nga Bashkësia Fetare Islame në vitin 2024.
Në këtë manifestim morën pjesë anëtarët e Rijasetit të BFI-SË, profesorë nga vendi dhe Kosova, kryetari i komunës së Sarajit dhe shumë dashamirë të librit.
Reisul Ulema në fjalën e tij të rastit tha se Bashkësia Fetare Islame me këtë promovim të librave përmbyll një vit shumë të begatë dhe të përmbushur me shumë suksese dhe aktivitete dhe me këtë dëshmojmë përkushtimin tonë ndaj obligimeve që kemi para besimtarëve. Reisul Ulema tha se i kemi qëndruar besnik premtimit që kemi bërë në fillim të vitit, që mos mbetemi pa të paktën dhjetë botime në vit.
Drejtori i sektorit të botimeve, Fidush Ibraimi në fjalën e tij tha se me këtë manifestim kemi bërë përmbyllje më të bukur të vitit, duke qenë në shoqërim me libra. Drejtori uroi dhe përgëzoi autorët dhe tha se i kanë përjetësuar idetë dhe konceptet e tyre duke i shkruar në libër, sepse ajo që mbetet përjetë dhe e paharruar, është fjala e shkruar.
Në këtë manifestim u promovuan librat:
Islami porosi universale, me autor Reisul Ulema, Shaqir Fetai, me recenzim të Sherif Dearit.
Problemet e kulturës, autor, Malik Ibn Nebij, përkthim dhe recenzim, prof. Bahri Aliu.
Hoxhë Ataulla Kurtishi dhe Medreseja Medah, autore, Shengjile Sadiki, recenzim i prof.dr. Fahrush Rexhepi.
Freski poetike Manastiri, autor, Veton Izeiri, recenzim, muftiu Amit Rasimi.
Lulnaja e haditheve pjesa 2-3, autor, prof.dr. Faredin Ebibi, recenzim i Mr. Mafiz Rustemi.
Mishi hallall, autor, Omer Berisha, recenzim, Driton Dikena.
Fonetika dhe morfologjia e gjuhës arabe, autor, prof.dr. Muhamed Mustafi, recenzim, prof.dr. Ziber Lata.
Arti i këndimit të Kur’anit fisnik, autor, prof.dr. Ziber Lata, recenzim, prof dr. Naser Ramadani.
Botimet e Bashkësisë Fetare Islame në gjuhën shqipe 1984-2024, autor, Shaban Ramani, recenzim, prof.dr. Abdulkerim Iseni.
Botimet e Bashkësisë Fetare Islame në gjuhën maqedonase, turke, boshnjake, rome dhe angleze, autor, Shaban Ramani, recenzim, prof dr. Mumin Omerov dhe
Bibliografia e takimeve 1947-2024, autorë, Qufli Osmani dhe Shaban Ramani, recenzim, Qufli Osmani.