Dr. Blerim Çupi, shkollimin fillor e kreu në shkollën fillore Sande Shterjoski, Kërçovë, me sukses të shkëlqyeshëm si nxënës i gjeneratës dhe fitues i diplomës së RSFJ-së, si dhe fitues i çmimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkences te Republikës së Maqedonisë së Veriut “24 Maji”, dita e arsimit në Maqedoni.
Vitin e parë dhe të dytë të shkollës së mesme i kreu në gjimnazin Mirko Mileski në Kërçovë, drejtimi Biokimi, me sukses të shkëlqyeshëm. Vitin e tretë dhe të katërt të arsimit të mesëm i kreu në gjimnazin Pançe Poposki – Gostivar drejtimi Bioteknik me sukses të shkëlqyeshëm.
Regjistrohet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Zagrebit si stipendist dhe bursist i Coonfederatio Helvetica, Zvicrës. Diplomon në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Zagrebit si student i gjeneratës së parë të studimeve gjashtëvjeçare dhe Doktor i parë i mjekësisë që ka diplomuar me studime gjashtëvjeçare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Punësohet si mjek në Qendrën Mjekësore në Kërçovë, pastaj në Shtëpinë e shëndetit – Kërçovë.
Magjistron në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, ku dhe specializon mjekësi familjare. Tani është drejtor i IPSH “Besa Medior” Oslomej, Kërçovë.
Ka marë pjesë në punën e organizatës humanitare UNICEF. Në projekt ka qenë bartës i të gjitha aktiviteteve.
Ka publikuar punime shkencore në revista vendase, ndërkombëtare si dhe në SCI revista si Archive of Hygiene and Toxicology, Acta Medica Medianae, Svet rada, Medicus.
Hulumtimet shkencore për punimin shkencor të disertacionit të doktoraturës i ka bërë në Institute for Medical Research, National Institute, Centre of Research Excellence in Nutrition and Metabolism, University of Belgrade; University Clinical Centre, Clinic of Plastic Surgery; Institute of Occupational Medicine, University of Nish.
Para komisionit të përbërë nga Prof. dr. I. Mikov, kryetar komisioni, Doc. dr. S. Periçeviç Mediç, Prof. dr. J. Jovanoviç më 27.12.2024 mbrojti me sukses më të lartë temën e Disertacionit të Doktoraturës “The Influence of Individual And Work-Related Factors On The Work Ability After The Workplace Injury” dhe u shpall Doktor i shkencave mjekësore PhD. MD.(TV USKANA)
previous post
next post