AKTUALE

Arratisja e Grubit, ja si e komenton Ambasadorja Amerikane, Ageler

Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela Ageler, e cila mori pjesë sot në një festë para festave në Ndërmarrjen Publike “Lajka”, nuk deshi të komentojë arratisjen e Grubit kur u pyet nga gazetarët, por tha se është e rëndësishme që të ketë përgjegjësi në rastet e korrupsionit.

“E dini, vërtet nuk kam asnjë koment për atë që po ndodh me Artan Grubin, nuk e di ku është, mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të jenë përgjegjës për veprimet e tyre dhe shpresoj që ai të jetë një prej tyre mendoj se unë kam qenë shumë i qartë dhe ne në ambasadë kemi qenë shumë të qartë se çfarë mendojmë për këshillin gjyqësor, institucionet e tjera në drejtësi. Duhet të ketë përgjegjësi, por edhe procesi duhet të jetë transparent që njerëzit të kuptojnë, qytetarët të kuptojnë se çfarë po ndodh dhe pse”, theksoi Ageler.(INA)

Banner

Related posts

Votimi për president në burgun e Idrizovës po zhvillohet pa probleme

Gjyla Halili

Suksesi që na bënë të lumtur, të gjithëve!

Gjyla Halili

Kryebashkiaku i New York-ut Eric Adams takoi bizneset shqiptare në “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” way

admin